Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal
    Ballina-1

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal

    03/07/2025 22:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fizioterapisti i Diogo Jotas ka zbuluar detaje prekëse nga orët e fundit të futbollistit, duke theksuar se ylli i Liverpoolit nuk po festonte para aksidentit tragjik me Lamborghini, i cili përfundoi me përplasjen fatale në orët e vona të natës.

    Miguel Gonçalves, fizioterapist i frymëmarrjes, kishte punuar me Jotan vetëm pesë orë para aksidentit vdekjeprurës. Ai kujdesi për të pas një problemi të rrallë shëndetësor të quajtur pneumotoraks – kolaps i mushkërive.

    Jota kishte luajtur me guxim pavarësisht gjendjes së tij, duke rrezikuar ta përkeqësonte, pasi kishte shtyrë ndërhyrjen kirurgjikale nga muaji maj deri pas fitores së Portugalisë kundër Spanjës në Ligën e Kombeve, në fillim të këtij muaji.

    Ai dhe vëllai i tij më i vogël, Andre, po udhëtonin me një Lamborghini Huracan me ngjyrë jeshile acide – me vlerë rreth 200,000 euro– përgjatë Spanjës veriore, kur ndodhi tragjedia.

    Ceremonia do të mbahet të premten në Sao Cosme në orën 15:00, ndërsa funerali do të zhvillohet të shtunën në orën 10:00, në kishën Matriz të Gondomarit, rreth gjysmë ore larg Portos, qyteti ku ai u lind dhe u martua dy javë më parë me të dashurën e fëmijërisë, Rute.

    Sipas Gonçalves, Jota dhe vëllai i tij po udhëtonin drejt portit të Santanderit për të marrë tragetin drejt Britanisë së Madhe, pasi mjekët i kishin këshilluar të shmangte fluturimin pas operacionit të fundit në mushkëri. Një traget i Brittany Ferries nga Santander për në Plymouth u nis në orën 16:00 të së enjtes, duke mbërritur në Devon të premten në mëngjes.

    Fizioterapisti tha se e kishte parë për herë të fundit Jotën rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të mërkurës: “Planifikonin të udhëtonin natën, pasi temperaturat ishin më të freskëta. I përshëndeta të dy atë mbrëmje – Diogon dhe vëllain e tij, Andre, i cili vendosi ta shoqëronte për të kaluar më shumë kohë së bashku”.

    Ai shtoi se Jota ishte “i qetë, i entuziazmuar për rikthimin në fushë dhe plot vetëbesim për sezonin e ri”. Sipas tij, udhëtimi parashikohej të zgjaste rreth tetë orë, me një ndalesë të planifikuar në zonën e Burgos për të pushuar.

    “Kam lexuar disa spekulime që janë të pavërteta dhe të dhimbshme. Dua ta theksoj qartë: Diogo dhe Andre nuk ishin duke festuar. Ata nuk ishin në ndonjë gjendje ‘festimi’ apo ‘humbjeje kontrolli’. Nuk pati asgjë që kërkonte justifikim apo arsyetim”, u shpreh Gonçalves për gazetën portugeze Record.

    Sipas autoriteteve, makina ka dalë nga rruga në autostradën A-52 pranë Cernadillës, në rajonin e Zamorës – vetëm 10 milje larg kufirit portugez – pasi një gomë e shpërthyer gjatë parakalimit të një automjeti tjetër dyshohet të jetë shkaku i aksidentit fatal.

    Mbetjet në vendngjarje sugjerojnë se Jota dhe vëllai i tij po udhëtonin me një Lamborghini Huracan Evo Spyder, një makinë me kapacitet të lartë, që arrin shpejtësinë 0–100 km/h për 3.1 sekonda dhe ka një shpejtësi maksimale mbi 320 km/h.

    “Fillova të punoja me të të shtunën dhe isha me të çdo ditë deri të mërkurën. I thashë lamtumirë në kohën e darkës… nuk e imagjinoja se do të ishte hera e fundit”, përfundoi Gonçalves me trishtim.

    TË LIDHURA

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal

    03/07/2025 22:45

    Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

    03/07/2025 21:52

    Sloti me deklaratë emocionale për Diogo Jotan

    03/07/2025 20:09

    “Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova, klubi i njohur anglez shfaqet si më ideali për ta vazhduar karrierën

    03/07/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.