Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fjalët e Todd Boehly që ua tha stafit të tij bën që Chelsea ta blinte Enzo Fernandezin
    Ballina-2

    Fjalët e Todd Boehly që ua tha stafit të tij bën që Chelsea ta blinte Enzo Fernandezin

    02/02/2023 22:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përforcimi më i madh në historinë e futbollit anglez, Enzo Fernandez, e çmendi pronarin e Chelseat, Todd Boehly në ndeshjen finale të Kupës së Botës.

    Chelsea shpenzoi një shumë të madhe parash në afatin kalimtar të janarit dhe pjesa më e madhe (121 milionë euro) shkoi për mesfushorin argjentinas Enzo Fernandez, i cili u soll si transferim rekord nga Benfica.

    Një nga gazetarët më të respektuar, David Ornstein, ka treguar një histori interesante se pse Chelsea e solli argjentinasin.

    Duke pasur parasysh reputacionin e Ornstein, nuk ka dyshim se kjo është e vërtetë.

    Përkatësisht, pronari i Chelseat e ka ndjekur finalen e Kupës së Botës në Katar dhe ka mbetur i impresionuar nga ajo që bëri Fernandez në duelin kundër Francës kur Argjentina fitoi titullin.

    Ai i tha ekipit të tij që ta sillte menjëherë, gjë që e bënë në fund të afatit kalimtar.

    “Kur Fernandez po dilte nga fusha në finalen e Ligës së Kampionëve, dëgjova Boehlyn duke i thënë skuadrës së tij” ‘Më merrni këtë njeri’”, tregon Ornstein.

    Pasi u tha bashkëpunëtorëve të tij, Boehly mori lojtarin që donte.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.