Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fjalimi motivues i Haxhihamzës para ndeshjes historike të Dukagjinit
    Ballina-1

    Fjalimi motivues i Haxhihamzës para ndeshjes historike të Dukagjinit

    14/07/2023 22:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të enjten mbrëma, Dukagjini shkroi historinë duke debutuar në garat evropiane.

    Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku mposhti 2:1 Europan, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Kjo ishte ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

    Faqja zyrtare e klubit ka publikuar një video, ku shihet portieri i klinasve, Kenan Haxhihamza, duke motivuar bashkëlojtarët para fillimit të ndeshjes.

    “Krejt familjet tona janë ardhë me na pa. Në radhë të parë ata me i bo krenarë, në radhë të dytë qytetin, krejt. Djersën tonë me shpërblye, për tanë vitin që e kena bo mundin”, dëgjohet duke thënë ai.

    Kujtojmë se ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 20 korrik, në Gjibraltar.

    Në rast të kualifikimit tutje, Dukagjinin në raundin e dytë e pret skuadra kroate, Rijeka.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.