Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Flaka Loxha bën hapin e madh, fiton medaljen e parë elitare
    Ballina-1

    Flaka Loxha bën hapin e madh, fiton medaljen e parë elitare

    13/09/2024 19:19
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Flaka Loxha ka bërë hapin e madh në karrierë. Ajo e ka fituar medaljen e parë në garat elitare, përkatësisht në garat e Turit Botëror të Xhudos.

    Flaka të premten e fitoi medaljen e bronztë në garën Grand Prix në Zagrebit. E treta u rendit në kategorinë deri 57 kilogramë. Për medalje të bronztë e mposhti kroaten Tihea Topolovec.

    Kroatja kaloi në epërsi duke realizuar kundërsulm për uazari. Por xhudistja pejane nuk humbi qetësinë. Iu përmbajt planit dhe fitoi me Ippon, të cilin e realizoi me mbërthim mjeshtëror.

    Turin Botëror të Xhudos e përbërjnë garat më të mëdha të xhudos, ku përfshihen edhe turnetë Grand Slam e Grand Prix.

    Flaka ka pasur rezultate te të rejat dhe në grupmoshën U23. Por 25-vjeçarja ka pritur më gjatë se që ka planifikuar për medaljen e parë në garat Grand Prix.

    Kjo medalje pritet ta frymëzojë atë drejt sukseseve tjera në garat e mëdha.

    Ajo e nisi garën në Zagreb me fitore ndaj japonezes Hiyori Koga. Ndaj saj realizoi hedhje të bukur për Ippon. E mposhti më pas izraeliten Maya Leopold. Ndaj saj e kontrolloi luftën, kurse fitoi me dënime. Në gjysmëfinale, Flaka Loxha zhvilloi luftë të fortë me kroaten Ana Viktorija Puljiz. Të dyja kishin nga një uazari dhe lufta shkoi në kohën shtesë. Pasi kroatja rreshtoi disa sulme, xhudistes kosovare iu dha dënimi i tretë, për pasivitet.

    Por në luftë për medalje të bronztë, Flaka gjeti forcën dhe formën e duhur për triumf.

    Të premten garoi edhe Erza Muminoviq, që u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 52 kilogramë. Të shtunën në Zagreb garon Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë.

    Me medaljen e së premtes, Flaka do të bëj përparim të madh në ranglistën botërore. Ajo është shpresë e madhe e Kosovës për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

    TË LIDHURA

    VIDEO | Tifozi nga Shqipëria puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

    08/06/2025 16:46

    Asllani: Doja të gjuaja penalltinë

    08/06/2025 16:44

    Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit tek Italia

    08/06/2025 16:09

    Spanja – Portugalia, finalja e madhe e Ligës së Kombeve zhvillohet sonte

    08/06/2025 10:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.