Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Flamuri i Kosovës tashmë pjesë e stadiumit Emirates të Arsenalit
    Ballina-1

    Flamuri i Kosovës tashmë pjesë e stadiumit Emirates të Arsenalit

    11/01/2023 20:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi anglez i Arsenalit ka shpalosur sot punën e tyre të re artistike për reklamat rreth e rreth stadiumit të tyre në Londrën Veriore. Pjesë e këtyre reklamave janë bërë edhe fansat zyrtarë të Arsenalit

    Arsenali ka ndryshuar pamjen rreth e rreth stadiumit të tyre Emirates në Londër, duke prezantuar një punë të re artistike ku të pranishëm janë edhe fansat e ndryshëm të këtij ekipi jo vetëm në Angli por edhe jashtë saj.

    Derisa në shumicën e banerëve të tyre që janë vendosur në pjesën e jashtme të stadiumit paraqitet historia afër 120 vjeçare e njërit prej klubeve më të vjetra në botë.

    Por, në njërin prej këtyre banerëve është edhe flamuri i Kosovës.

    Kryetari i fansave të Arsenalit në Kosovë, Arben Berisha tha se ka qenë ai që ka bërë kërkesë që të vendoset flamuri i Kosovës në njërën prej hyrjeve të stadiumit Emirates.

    “Ne jemi të lumtur që Kosova do të jetë e pranishme në 20 vitet e ardhshme në njërin prej stadiumeve më të vizituar në botë. Ne tashmë jemi pjesë zyrtare e fansave të Arsenalit që disa vite dhe drejtuesit e klubit atje kanë vendosur që edhe ne të jemi pjesë e banerëve të tyre si nga pjesa e jashtme e stadiumit ashtu edhe nga ajo e brendshme të cilat do të shfaqen së shpejti”, ka thënë për Express Berisha.

    Në anën tjetër, i njëjti ka shprehur edhe lumturinë e tij në Facebook ku ka shkruar një status.

    “I lumtur sa me ska! Tanimë flamuri më i ri që iu bashkua grupit të flamujve të fansave të Arsenal të mbarë botës të vendosur në muralin e stadiumit të Arsenal është ky , flamuri i Kosovës tonë i cili do të qëndrojë aty për 20 vitet e ardhshme, e gjithë kjo falë angazhimit tonë si fansa të Arsenal nga Kosova .  I lumtur sa më s’ka 😍 @COYG”.

    TË LIDHURA

    Superylli Messi me supergol ia siguron fitoren Inter Miamit

    19/06/2025 23:06

    Palmeiras shënon fitore ndaj Al Ahly

    19/06/2025 21:44

    Zyrtare: Hekuran Berisha transferohet te Dinamo City

    19/06/2025 19:53

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.