Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Flamuri i Kosovës vendoset në “Emirates Stadium”, Arsenali publikon pamjet para 21 milionë ndjekësve
    Ballina-1

    Flamuri i Kosovës vendoset në “Emirates Stadium”, Arsenali publikon pamjet para 21 milionë ndjekësve

    07/02/2023 21:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Flamuri i Republikës së Kosovës është vendosur në stadiumin e Arsenalit “Emirates” në Londër.

    Tifozët kosovarë të Arsenalit do të përfaqësohen nga flamuri shtetëror i Kosovës i cili është vendosur në objektin e jashtëm të stadiumit në Londër, shkruan Demokracia.com.

    Arsenal ka publikuar fotografinë e plotë e shumë flamujve të shteteve anekënd botës të cilët kanë tifozë të tyre.

    Faqja zyrtare e “Topçinjve” posedon mbi 21 milionë ndjekës, ndërkohë që postimin për 10 minuta e kanë parë afër 100 mijë profile në Twitter.

    Me këtë rast, ka reaguar edhe faqja e tifozëve të Arsenalit në Kosovë.

    We All Follow The Arsenal.

    (5/8) pic.twitter.com/vDlddlV2wg

    — Arsenal (@Arsenal) February 7, 2023

    “Flamuri i Republikës së Kosovës, asesi nuk mund të mungonte në Emirates Stadium” – ka shkruar Arsenal Kosovo Supporters Club.

    Arsenali është ndër klubet e simpatizuara nga tifozët kosovarë.

    Pjesë e tyre është edhe mesfushori shqiptar nga Prishtina, Granit Xhaka.

    TË LIDHURA

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50

    Goli i Vedat Muriqit ia siguron Fenerbahçes fitoren e madhe ndaj Liverpoolit

    04/11/2026 21:46
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.