Tjetër gol nga Arbnor Muja në elitën e futbollit belg. Ish-sulmuesi i Dritës së Gjilanit realizoi golin e dytë në fitoren e thellë 4-1 përballë St. Liegge. Ky ishte goli i dytë në kampionat, plus një në kupë, për futbollistin dardan në këtë përvojë të re. Në lidhjen me emision “Kosa Shtesë”, deklaroi:
Urime për golin Arbnor. Sa e vështirë ka qenë të bëhesh kaq i rëndësishëm tek Antwerpi?
Kam vuajtën nga lëndimet në momentet e para, por u riktheva, edhe pse fillimisht jo në formën më të mirë. Pas fazës përgatitore dhe pushimit, arrita formën dhe trajneri më ka dhënë besim dhe po vazhdoj të kem paraqitje të mira.
Çfarë të ka ndihmuar në këtë përshtatje të shpejtë? Mentaliteti është ndryshe nga ai në Kosovë…
Është ndryshe nga Liga e Kosovës. Është puna e stafit dhe e klubit që më ka mbështetur gjatë gjithë kohës. Ambientimin tim e ka frymëzuar besimi i stafit teknik, që më kanë shtyrë për të dhënë maksimumin tim.
Sa të vështirë e ka një futbollist i Kosovës kur kalon në një kampionat më të fortë dhe me tjetër mentalitet?
Mendoj se është e vështirë, sepse intensiteti i lojës dhe infrastrukura ndikon shumë. Çdo futbollisti i duhet kohë për t’u përshtatur. Ka të bëjë me punën dhe përkushtimin.
Shohim festimin tënd me shqiponjë…
Shqiptarët në Belgjikë më kanë shkruar shumë dhe më mbështesin. Është gjë e mirë të tregosh nga ç’vend vjen.
A ka ndryshim shumë të madh në mënyrën e të menduarit? A të është lehtësuar puna në Belgjikë? Dua t’i japim meritë edhe njerëzve me të cilët ke punuar te Drita.
Përpos intensitetit, janë faktorë të tjerë që kanë ndikuar. Mentaliteti im. Rritjen më të madhe e kam pasur te Drita, në ndeshjet në Evropë. Pikërisht ndeshjen në Evropë më kanë ndihmuar për transferimin. Sa i përket ndryshimit të futbollit, është shumë i madh. Kur kam ardhur në fillim, e ka parë futbollin sikur të isha te Drita, siç kam luajtur nën drejtimin e Nuhiut, por Van Bommeli ka kërkuar të luaj një futboll me sulmues, me presion të lartë. Te Drita luajtëm një futboll më statik, e kemi pritur kundërshtarin, por këtu është ndryshe, edhe në transfertë luajmë sikur të jemi në shtëpinë tonë. Këtu duhet të luash me të njëjtin ritmin si jashtë dhe brenda.
Van Bommel ka folur me superlativa për paraqitjen tuaj, si jeni ndier nga nga fjalët e tij?
Mbështetja e trajnerit ka qenë qenë gjithmonë, edhe e Overmarsit, e drejtorit Sportiv. Jam befasuar nga fjalët e tij, është privilegj i madh. Më ka aktivizuar titullar në disa ndeshje e shpresoj t’ia shpërblej.
Ndikon Terreni në futbollin tënd?
Është faktori kryesori që kam pasur paraqitje të mira te Drita vetëm në Evropë. Fusha e mirë të jep mundësi të luash me më shumë itensitet. Terreni i mirë më ka shtyrë të tregoj nivelin tim.
Mendon se do të shënosh edhe 6-7 gola deri në fund të sezonit?
Do të mundohem t’i bëj më shumë vend vetes, të shënoj më shumë. Dua të tregoj veten edhe nëse jo tek Antwerpi, te ndonjë skuadër tjetër belge ose në Holandë. Pse jo, të marr dhe vëllanë tim.
A ke një klub apo person të cilët duhet t’i falënderosh?
Da të falënderoj të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar. Sa i përket transferimit, nuk kam menaxher, kam ardhur këtu pasi më kanë përzgjedhur Van Bommel dhe Overmars.
Pret ftesë nga Kombëtarja për ndeshjet e marsit?
Normal që po, do të jem i lumtur nëse më vjen ftesa. Shpresoj që të vazhdoj me këto paraqitje.