Drejtori sportiv i Mallorcas, Pablo Ortells ka dhënë një intervistë për “Marcan”, ku ndër të tjerash ka folur për situatën e Vedat Muriqi te klubi ishullor.
Ai ka thënë se sulmuesi kosovar është një lojtar i rëndësishëm për klubin dhe do të ishin të kënaqur nëse ai do të vazhdonte.
“Muriqi ka rënë në këmbë që kur mbërriti në ishull. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe është një shenjë e mirë që dëshiron të vazhdojë me ne. Do të ishim të kënaqur të vazhdojmë ta kemi me ne. Ai ka një kontratë në fuqi dhe kur të vijë momenti, shpresojmë që palët të arrijnë një marrëveshje dhe ai të mund të vazhdojë te Mallorca”, tha ai për “Marca”.
Tutje, ai u pyet edhe për Cyle Larin e Abdon Prats, por e përmendi edhe Muriqin në këtë mes, duke bërë me dije se gjatë verës gjithçka mund të ndodhë.
“Të gjithë tregjet janë të pasigurt dhe nuk mund të parashikojmë të ardhmen. Të tre ata kanë kontratë dhe në këtë aspekt jemi të qetë. Nuk përjashtohet asgjë. I kemi me ne dhe verën do të shohim se çfarë do të ndodhi”, shtoi ai.
Sulmuesi dardan ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027, derisa Mallorcas i ishte bashkuar më 2022 nga Lazio, në mënyrë permanente.
Gjatë karrierës së tij, Muriqi ka luajtur edhe për Fenerbahçen, Rizersporin, Genclerbirligi e Giresunspor në Turqi.
Në Shqipëri, Muriqi ishte aktivizuar me Teutën e Besën, derisa aty ishte shkuar pasi kishte luajtur në Kosovë te Liria.
Muriqi është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Kosovës, duke shënuar 31 gola deri më tani në të gjitha garat.