Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Flet Lara Gut-Behrami, skiatorja kampione e Zvicrës rrëfen lidhjet e saj me Kosovën (Video)
    Ballina-1

    Flet Lara Gut-Behrami, skiatorja kampione e Zvicrës rrëfen lidhjet e saj me Kosovën (Video)

    31/01/2024 14:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shqipëria do të duhet të presë edhe shumë për të patur një shqiptaer apo shqiptare të mirëfilltëp që do të mund t’i bëjë edhe më krenarë në ngritjen e flamurit kuqezi në sport në sportin e Skive.

    Nëse Lara Kolturi është italiane me pasaportë shqiptare që garon oër venditn tone, një tjetër gjysmëshqiptare por në nivelin më të lartë të sportit botëror të skive është gjysmëshqiptare. Quhet Lara Gud Berhami, bashkëshortja e futbollistit kosovar që dikur u aktivizua me përfaqësuesen e Zvicrës, Valon Berhami.

    Lara është Zvicra dhe mban mbi 30 podiume botërore, ashtu si medalje olimpike të arta dhe të bronxëta. Ndërkohë në garëm e djeshme ajo u shpall edhe Mbretëresha e Kronplatz. Për herë të parë një sportiste e këtij niveli në një intervistë për Top Channel tregon lidhjen e saj me Kosovën dhe për sportin e skive.

    “Jam e kënaqur ishte një garë shumë e bukur, dhe jam e kënaqur për mënyrpën se si po bpj ski, ndoshta këto të fundit janë ndër vitet më të mira të karrierës. Do të jetë mjaft mirë për të gjithë që të kemi pak pushim, megjithatë e shijova këtë garë”, tha Lara Gud Berhami-kampione olimpike dhe e botës në ski.

    -Po garën e Lara Kolturit e ndoqe, si mendon për një skiatore kaq të re që garon me ju?

    “Për fat të keq nuk e pash dot garën e saj, plus që unë nuk jam dhe aq e zonja të flas për të tjerët. Por është e admirueshme që ka kaq të reja që garojnë në këtë sport, sepse kjo jetë mes maleve dhe me këtë lloj sporti nuk është aspak e thejshtë. I vlerësoj shumë vajzat e reja që janë 10-12 vite më të reja se unë dhe bëjnë këtë sport, sepse në kohët e sotme ka shumë rrugëzgjidhje më të thjeshta, për të jetuar se sa jeta e të marurit me sport. Duhet ti heqim kapellen të rejave dhe të rinjve që vendosin të sakrifikojnë kohën e tyre duke u marrë me sport”.

    -Ju e dini besoj se kur shohim klasifikimin e skive edhe ne shqiptarët, mendojme se kemi një që na përfaqëson nga mbiemri juaj?

    “Sigurish që ta mendoni ashtu, unë jam krenare që mbaj mbiemrin Berhami, jam krenare që kam një familje kaq të mire si kjo e imja bashkë me Valonin, sigurisht unë nuk kam gjak shqiparë, por fëmijët tone padyshim. E di që kam shumë shqiptarë që më ndjekin. Vjehrri im ka vëllezërit në Kosovë, Valoni ka kushërinj të tjerë që jetojnë në Prishtinë. Nëpërmjet këtyre pak nga sporti I skive sidomos kur është olimpiada ka mbërritur në Shqipëri dhe Kosovë. Nuk kam qenë asnjëherë por besoj shumë shpejt”.

    TË LIDHURA

    Premier League nis me dramë, kampioni fiton në fund

    15/08/2025 23:04

    Daja, trajneri që i gjunjëzoi skuadrat më të suksesshme kroate, me Ballkanin, Dinamo Zagrebin, me Dinamo Cityn, Hajduk Splitin

    15/08/2025 18:16

    Marseille bën ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën

    15/08/2025 17:39

    Drita e kërkon suksesin historik ndaj kundërshtarit që e kishte eliminuar

    15/08/2025 17:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.