Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Flirt me Shakira, si hakmarrje ndaj Pique…?! Vjen reagimi i fortë i Casillas për zërat që e lidhin me yllin e pop-it
    ShowSport

    Flirt me Shakira, si hakmarrje ndaj Pique…?! Vjen reagimi i fortë i Casillas për zërat që e lidhin me yllin e pop-it

    01/10/2022 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Prej ditësh ka gjithnjë e më shumë zëra këmbëngulës për një lidhje të supozuar mes ish-portierit të Real Madridit dhe kombëtares spanjolle, Iker Casillas dhe Shakira, e cila tashmë është bërë ish-partnere e Gerard Pique.

    Ka gjithashtu nga ata që bëjnë shaka me këtë temë, duke supozuar se Casillas donte të hakmerrej për të gjitha rastet, që Pique e kishte shënuar në “El Clasico”.

    Në orët e fundit, ish-futbollisti, i cili i dha fund lidhjes me gazetaren Sara Carbonero, ka shpërndarë në mënyrë befasuese një storie në Instagram, ku i ka cilësuar si lajme të rreme thashethemet për flirtin e dyshuar me këngëtaren kolumbiane, yllin e pop-it. Me pak fjalë, për të nuk ka asgjë të vërtetë, por vetëm shumë spekulime.

    Thashethemet – Sipas programit televiziv spanjoll “Socialite”, një tjetër emër i njohur i botës së futbollit ka nisur të tregojë një lloj interesi për këngëtaren kolumbiane. Bëhet fjalë për Iker Casillas, ish-portier i Real Madrid dhe i kombëtares së Spanjës, që pikërisht me Pique ka fituar Kupën e Botës 2010.

    Sipas asaj që raportojnë gazetarët e gossip-it, Iker Casillas duket se ka filluar ta ndjekë Shakira në Instagram. Një gjest që duket i dyshimtë. Të dy njihen prej kohësh, por vetëm tani ish-portieri ka zgjedhur të bëhet një ndjekës i yllit të muzikës.

    “Pse ka filluar ta ndjekë tani, kur ai e njeh këngëtaren prej kohësh? Sepse tani është ‘single’, si ai”, – ka qenë supozimi i programit spanjoll. 41-vjeçari është vetëm pas rreth një viti. Në vitin 2021 e përfundoi historinë e gjatë e dashurisë me Sara Carbonero.

    Ka nga ata që kanë bërë shaka në lidhje me këtë lajm gossip-i: “Casillas ndoshta

    do të hakmerret ndaj Pique për gjitha herët që ka shënuar kundër tij…”

    TË LIDHURA

    Fluminense shkakton befasinë e madhe, eliminon Interin nga Kupa e Botës për Klube

    30/06/2025 23:06

    Paga vjetore e Dakut te Rubin Kazani do të jetë 3 milionë euro

    30/06/2025 22:42

    Lindon Emërllahu shënon super gol në miqësore

    30/06/2025 22:39

    Avdijaj transferohet te Wolfsbergeri

    30/06/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.