Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Florim Zuka: Ka investitor të interesuar për të kontribuar për Gjilanin, së shpejti do të ketë diçka konkrete
    Ballina-1

    Florim Zuka: Ka investitor të interesuar për të kontribuar për Gjilanin, së shpejti do të ketë diçka konkrete

    02/11/2022 16:23
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gjilani ka mbetur pa “Zot Shtëpie” që nga 18 qershori i këtij viti kur presidenti Florim Zuka dha dorëheqje të parevokueshme.

    Klubi nga Anamorava dhe tifozët “Skifterat” këtë lajm nuk e kanë pritur aspak mirë duke e ditur se Gjilani nën menaxhimin e Zukës ka qenë një ndër skuadrat më cilësore në elitën e futbollit kosovar, e cila për dy vite më radhë ka marrë pjesë edhe në garat evropiane.

    Zuka gjithashtu është dalluar edhe për korrektësi maksimale ndaj skuadrës sa i përket financave.

    Drejtues të tjerë të klubit dhe tifozët kanë shpresuar në një rikthim eventual të Zukës në klub, por tashmë gjithçka ka marrë fund.

    Gjilani tash e disa muaj po përballet edhe me probleme financiare ndërkohë që në asnjë moment nuk janë ndalur zërat se në klub do të vijnë investitorë të rinj.

    Biznesmeni Zuka në një prononcim për Shqip.com konfirmon se ka investitorë të interesuar që të kontribuojnë për ekipin “kuqebardhë”.

    “Ka investitor të interesuar për të kontribuar për Gjilanin dhe shumë shpejt do të ketë diçka konkrete. Momentalisht nuk mund të them asgjë më shumë. Së shpejti do të njoftohen të gjitha mediat edhe zyrtarisht”, ka deklaruar Florim Zuka të mërkurën.

    Gjilani drejtohet nga trajneri shkupjan Zekirija Ramadani. Kjo skuadër pas xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll “stacionohet” në pozitën e tretë me 22 pikë të grumbulluara.

    TË LIDHURA

    Fitore e jashtëzakonshme e Ramiz Sadikut, e mposht Vushtrrinë në kryeqytet

    07/11/2025 16:10

    Franco Foda zbulon listën për ndeshjet historike të Kosovës, rikthehet Amir Rrahmani

    07/11/2025 15:09

    Shqipëria publikon listën e skuadrës për ndeshjet e nëntorit

    07/11/2025 11:33

    Kosova U20 fiton miqësoren ndaj Katarit U20, shkëlqen Bajraktari

    05/11/2025 16:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.