Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Foda: Kisha ofertë nga Belgjika, Turqia, Irani dhe Egjipti por zgjodha Kosovën se kishte projekt të mirë
    Ballina-1

    Foda: Kisha ofertë nga Belgjika, Turqia, Irani dhe Egjipti por zgjodha Kosovën se kishte projekt të mirë

    23/02/2024 21:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Selektori i Kosovës, Franco Foda është i kënaqur me infrastrukturën që ka Kombëtarja dhe se kanë një projekt që mund ta qojnë shumë përpara.

    Në një intervistë për mediumin austriak “Kronen Zeitung”, gjermani Foda ka folur për infrastrukturën që ka parë gjatë qëndrimit në Kosovë.

    Ai ka paralajmëruar udhëtime të shumta në javët e ardhshme për të takuar lojtarët e Kosovës.

    “Natyrisht, shikoj gjithashtu për lojtarët e ligës së Kosovës. Ka shumë talente interesante atje”, ka thënë Foda.

    Sipas Fodas, ekipi përfaqësues është interesant.

    “Tani e rëndësishme është të njohim karakterin e ekipit”.

    E rëndësishme është që të gjendet shpejt ekipi i duhur, thotë selektori i ri.

    “Duam të dalim në Ligën B në Ligën e Kombeve dhe të përfundojmë në pozitën e dytë në kualifikime për Kupën e Botës”, ka thënë gjermani. “Nuk do të jetë lehtë, por nuk është për asnjë vend, shihni Italinë. Tani duam të zhvillojmë dhe të përmirësojmë ekipin”.

    Ai ka thënë se kishte oferta nga Belgjika, Turqia, Irani dhe Egjipti. Pushimin nga futbolli, Foda e ka shfrytëzuar për të reflektuar, për të analizuar shumë dhe për të përmirësuar anglishten.

    TË LIDHURA

    Lajme të mira për Zhegrovën para lojës me Pisan

    25/12/2025 13:14

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.