Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Foda me fjalë të mëdha për Asllanin: Ka kualitete të jashtëzakonshme
    Ballina-1

    Foda me fjalë të mëdha për Asllanin: Ka kualitete të jashtëzakonshme

    25/07/2026 21:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, mund të jetë shumë pranë një hapit të madh në karrierën e tij, pasi emri i tij po lidhet gjithnjë e më shumë me një transferim te skuadra e njohur gjermane, RB Leipzig.

    Futbollisti 23-vjeçar ka munguar në dy ndeshjet e para miqësore të Hoffenheimit në fazën përgatitore, fillimisht në përballjen ndaj skuadrës së kategorisë së katërt, SGV Heilbronn-Freiberg, ndërsa nuk ishte pjesë e ekipit as në duelin ndaj Greuther Fürthit, skuadër që garon në Bundesligën 2.

    Në një intervistë për mediumin gjerman “LVZSport”, selektori i Kosovës, Franco Foda ka folur në superlativë për cilësitë e Asllanit, duke e veçuar sidomos aftësinë e tij në zonën e rreptësisë, transmeton Klankosova.tv.

    Fisniku ka kualitete të jashtëzakonshme në zonë, teknikisht është shumë i aftë, përshtatet mirë në hapësira të ngushta dhe në lojën në ajër. Ai e ruan mirë topin dhe ka nuhatje për situata të ndryshme të lojës. Me të në fushë mund të sulmosh në thellësi, ai shënon dhe asiston për gola”, ka deklaruar Foda.

    Përzgjedhësi i Kosovës ka vlerësuar gjithashtu karakterin dhe përkushtimin e Asllanit në fushë, duke theksuar se ai nuk është një futbollist që mendon vetëm për statistikat personale, por punon edhe për interesin e skuadrës.

    Përveç të gjitha këtyre cilësive, ai është lojtar ekipor, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë skuadrën dhe punon shumë edhe për ta fituar topin. Ka pasion të madh për futbollin dhe dëshirë të jashtëzakonshme për të shënuar gola”, është shprehur Foda.

    Sulmuesi kosovar e përfundoi edicionin me 11 gola dhe 10 asistime në 35 paraqitje në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.