Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Zvicrës.
Ai tha se ndaj Zvicrës do të tregojnë një fytyrë tjetër, teksa e lavdëroi sulmuesin Fisnik Asllani.
“Për neve është e rëndësishme të paraqitemi mirë. Ndaj Zvicrës dëshirojmë të tregojmë një fytyrë tjetër. Fisnik Asllani është në një formë shumë të mirë. Po luan shumë mirë me topin, po shënon gola, krijon hapësirë në situata të ngushta”, tha Foda.
Kosova ndeshet me Zvicrën nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
