Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Forcimi i Zvicrës, sekreti është Xhaka dhe një italian
    Ballina-1

    Forcimi i Zvicrës, sekreti është Xhaka dhe një italian

    28/06/2024 10:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Zvicra e këtij Evropiani është parë që në fillim një skuadër solide, cinike, por mbi të gjitha një kombëtare që ka ndryshuar shumë stilin e saj të lojës.

    Nga modestë, ku ndaj kundërshtarëve të mëdhenj qëndronte në pritje të kundërsulmit, në një ekip tashmë sulmues, të shpejtë, pa frikë dhe mbi të gjitha me një mbrojtje shumë të sigurt, ndonëse ata kanë vendosur që të kalojnë nga linja me katër lojtarë, ne një me tre.

    Edhe pse në letër diçka e tillë mund të përkthehet si një ekip më pak i sigurt në prapavijë, në të vërtetë është krejt e kundërta, të paktën sa është parë pas 3 ndeshjeve të para, duke qenë se me këtë modul të ri, edhe mesfushorët duken më të lirshëm për të ndihmuar prapavijën dhe të mos krijojnë kaos siç ndodhte deri pak vite më parë. Por cili është sekreti i kësaj Zvicre të rinovuar dhe të përforcuar ndjeshëm, aq sa pasi trembi Gjermaninë, tani do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë, madje të mundë Italinë të shtunën, në orën 18:00, sfida hapëse e fazës së 1/8-ave të Europianit.

    Trajneri Murat Jakin është shtysa sigurisht, arkitekti, por më shumë sesa përgatitja e tij profesionale është ana njerëzore e të dëgjuarit, kuptuarit e provuarit të kërkesave që lojtarët e tij i bëjnë. Dhe në këtë pjesë hyn në lojë Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës, i cili pas Kupës së Botës ka mbledhur grupin e lojtarëve të kombëtares dhe së bashku kanë biseduar anën taktike. Përfundimi ishte që një mbrojtje me 3 do të ishte më e përshtatshme për helvetët, duke parë cilësitë e lojtarëve që kanë dhe jo më 4 mbrojtës. Kërkesa u aprovua dhe ndryshimi pozitiv është mëse i dukshëm.

    Ndërkohë, Jakin doli edhe në kërkim të një ndihmësi për të shtuar diçka ndryshe në skuadër dhe i përzgjedhuri i tij ka qenë Xhorxho Kontini. Ndonëse me pasaportë zvicerane dhe ka luajtur edhe një ndeshje me kombëtaren helvete, Kontini është 100 për qind italian, me prindër që kanë emigruar për të punuar shumë vite më parë. Por ai, si një ish-sulmues, është një analist kompjuterik i skemave sulmuese.

    Dhe zgjedhja e Jakinit edhe në këtë rast ka dhënë rezultat, pasi Zvicra tashmë është vërtet një armë e rrezikshme përpara, kjo për meritë të ideve moderne që Kontini ka sjellë në përfaqësuese dhe me të cilat do të tentojë të godasë edhe përfaqësuesen e origjinës së tij.

    TË LIDHURA

    Mërgim Vojvoda me Comon e nisin me fitore edicionin në Serie A

    24/08/2025 20:59

    Unitedi mbetet pa fitore, Fernandes humb penalltinë

    24/08/2025 19:29

    Paqe në Suharekë, Ballkani dhe Malisheva ende pa fitore në këtë sezon

    24/08/2025 18:49

    Ferizaj shënon fitoren e dytë

    24/08/2025 18:36
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.