Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Formacionet zyrtare, Zvicër – Kosovë: Dardanët me shumë mungesa në përbërje
    Ballina-1

    Formacionet zyrtare, Zvicër – Kosovë: Dardanët me shumë mungesa në përbërje

    18/11/2023 20:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kosova luan në udhëtim ndaj Zvicrës në kuadër të raundit të nëntë në grupin E, për kualifikueset e Euro 2024.

    Dardanët hyjnë në këtë takim me ndjesi pozitive, pas fitores së arritur në “Fadil Vokrri” një javë më parë ndaj Izraelit me rezultat 1-0.

    Kualifikimi është shumë i vështirë për Kosovën, pothuajse i pamundur pasi do të duhej që ata të fitonin dy ndeshjet e mbetura dhe të shpresonin në një humbje të Zvicrës ndaj Rumanisë.

    Kosova është duke u ballafaquar me mungesa të shumta për këtë ndeshje, ndërsa sot u bë e ditur që edhe Arijanet Muric, Milot Rashica dhe Ermal Krasniqi nuk do të jenë në dispozicon të trajnerit Primozh Gliha.

    Kosova paraqitet me sistemin 3-5-2, ku porta i është besuar Visar Bekajt, ndërsa në mbrojtje luajnë Ilir Krasniqi, Fidan Aliti dhe Lumbardh Dellova.

    Në mesfushë Gliha ka vendosur të luajë me Bernard Berisha, Mërgim Vojvoda, Qëndrim Zyba, Florent Muslija dhe Florent Hadërgjonaj.

    Sulmit i prin dyshja Elbasan Rashani dhe Zymer Bytyqi.

    Në anën tjetër tek Zvicra nga minuta e parë do të luajnë dyshja shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

    Formacionet zyrtare:

    Kosova: Bekaj; Krasniqi, Aliti, Dellova; Berisha, Vojvoda, Zyba, Muslija, Hadërgjonaj; Rashani, Bytyqi.

    Zvicra: Sommer, Commert, Akanji, Elvedi, Garcia, Zakaria, Xhaka, Freuler, Shaqiri, Okafor, Vargas.

    Dueli mes Zvicrës dhe Kosovës pritet të nis me fillim nga ora 20:45.

    TË LIDHURA

    Muriqi e tregon pagën te Mallorca

    25/07/2025 20:26

    Rashica fishkëllehet nga tifozët e Beshiktashit

    25/07/2025 20:25

    Pajtohen Calhanoglu dhe Lautaro

    25/07/2025 20:13

    Ron Raçi niset drejt Hajdukut të Splitit – talenti kosovar gati për hapin e madh në Kroaci

    25/07/2025 16:51
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.