Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Formacioni i mundshëm i Shqipërsë në sfidën ndaj Çekisë
    Ballina-1

    Formacioni i mundshëm i Shqipërsë në sfidën ndaj Çekisë

    07/09/2023 10:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email


    Kombëtarja kuqezi u dha fund përgatitjeve në stadiumin “Fortuna Arena” me një seancë që zgjati pak më shumë se një orë në fushën ku sot në orën 20:45 do të luajë kundër Çekisë.

    Trajneri Silvinjo ka provuar situata të ndryshme loje, por nuk ka dhënë asnjë indicie fikse për 11 titullarët, pasi pjesën më të madhe të taktikës e ka bërë në seancën e fundit në Tiranë. Dje është konfirmuar mungesa e mesfushorit Qazim Laçi, i cili nuk udhëtoi me skuadrën drejt Pragës. Për shkak të gjendjes gripale, lojtari ka qëndruar në Tiranë dhe stafi teknik shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e dytë ndaj Polonisë, që do të luhet më 10 shtator.

    Si për ironi të fatit, Laçi është i vetmi lojtar i grumbulluar nga Silvinjo që luan në kampionatin çek, pikërisht me Spartën e Pragës. Ai e priste më shumë se kushdo këtë përballje, por nuk ishte e thënë të luante në stadiumin ku shpesh angazhohet me Spartën. Ndërkohë, sa u përket titullarëve kuqezi, dilema më e madhe e Silvinjos është mesfusha, pasi në pozicionet e tjera ka vendosur prej ditësh Klaus Gjasula dhe Kristjan Asllani janë në balotazh për një vend, teksa me skemën 4- 2-3-1, i sigurt në mesfushë është Ylber Ramadani. Me kapitenin Etrit Berisha në portë, përpara tij do të rreshtohen Elseid Hysaj në të djathtë dhe Mario Mitaj në të majtë.

    Mirëpo, edhe Ivan Balliu është kandidat potencial për formacionin dhe nëse luan ai nga minuta e parë, Silvinjo pritet të spostojë Hysajn majtas, ndërsa qendra e mbrojtjes do të përbëhet nga Berat Gjimshiti dhe Adrian Ismajli. Sa i përket mesfushës, përveç balotazhit Asllani-Gjasula dhe Ramadanit titullar, i treti lojtar që pritet në këtë repart nga minuta e parë është Nedim Bajrami. Në krahët e sulmit do të luajnë Jasir Asani dhe Myrto Uzuni, por në garë për formacionin është edhe Taulant Seferi. Në majën e sulmit kuqezi do të jetë si zakonisht Sokol Cikalleshi, i cili po kalon një formë të mirë.

    TË LIDHURA

    Një tjetër ngritje historike e Kosovës në ranglistën e FIFA-s

    10/07/2025 11:01

    Parisi “shkatërron” Real Madridin

    09/07/2025 23:16

    Juventusi dhe Granit Xhaka, në rrugën e duhur – zbulohen çmimi, kushtet personale nuk janë problem

    09/07/2025 20:57

    Zyrtare: Florent Hadërgjonaj rinovon me Alanyasporin

    09/07/2025 20:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.