Ndër vite, kanë qenë të shumta diskutimet në lidhje me futbollistët më të mirë në histori. Kristiano Ronaldo apo Ronaldo Fenomenti, Messi apo Maradona? Shumë krahasime bëhen mbi statistika por duke pasur parasysh edhe vitet dhe evoluimin e futbollit.
Për këtë, inteligjenca artificiale ka zgjedhur formacionin më të mirë të të gjitha kohërave dhe sërish ka vend për shumë diskutime. Emra të mëdhenj që kanë shkruar historinë në futbollin Botëror, nuk janë pjesë e këtij formacioni.
Në portë, është Lev Jashin. “Merimanga e zezë” që aktivizohej me skuadra të ndryshme në Bashkimin Sovjetik, është përzgjedhur si portieri më i mirë. Sakaq, Ronaldo Fenomeni, Inisesta, Ronaldinjo apo edhe të tjerë lojtarë mungojnë.
Formacioni më i mirë:
Lev Jashin, Cafu, Roberto Carlos, Xavi, Paolo Maldini, Franc Beckenbauer, Cristiano Ronaldo, Zinedine Zidane, Pele, Diego Maradona, Leo Messi