ShowSport

Foto e Icardi me Wanda Nara tërbon tifozët

Foto e Icardi me Wanda Nara tërbon tifozët

Pas muajve të vështirë, ndarjes fillestare dhe thashethemeve mbi historitë e supozuara të dashurisë, qetësia duket se është kthyer për Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Marrëdhënia është konsoliduar, si e dëshmon edhe foto e fundit e çiftit, e publikuar nga lojtari në Instagram. Në këtë kuptim, megjithatë, nuk vonoi reagimi i tifozëve të Galatasaray. I

Besnik Batusha

Pas muajve të vështirë, ndarjes fillestare dhe thashethemeve mbi historitë e supozuara të dashurisë, qetësia duket se është kthyer për Mauro Icardi dhe Wanda Nara. Marrëdhënia është konsoliduar, si e dëshmon edhe foto e fundit e çiftit, e publikuar nga lojtari në Instagram. Në këtë kuptim, megjithatë, nuk vonoi reagimi i tifozëve të Galatasaray.

I ardhur te Galatasaray verën e kaluar, pas tre sezoneve zhgënjyese te PSG, Mauro Icardi ka fituar gradualisht dashurinë e tifozëve. 15 paraqitje dhe nëntë gola, ky është bilanci i argjentinasit në Turqi deri tani. Mbështetësit e klubit të Stambollit, megjithatë, e shohin gruan e tij Wanda Nara si një faktor të mundshëm shpërqendrues. E dëshmojnë më së miri komentet në postimin social të argjentinasit.

Ditën e djeshme, në Instagram, Mauro Icardi publikoi një foto që e portretizon atë në shoqërinë e Wanda. Menjëherë, shpërtheu reagimi i tifozëve: “Lëre të qetë, duhet të përqendrohet në fushë dhe të mendojë për të shënuar”. Pastaj sërish “Lëre rehat këtë njeri edhe për pak, pastaj bëj çfarë të duash”.

IcardiWanda Nara

Mëshumë nga ShowSport

Të gjitha →
ShowSport

Dardan Berisha jo më beqar, fejohet me bukuroshen Belinda Mehana

ShowSport

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

ShowSport

Ylli i Manchester United në lidhje me ish-të dashurën e Kylian Mbappe

ShowSport

Vesa konfirmon lidhjen me Dakun? Publikon dhuratat e marra nga ai