Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Franca goditet nga gripi para duelit me Argjentinën
    Ballina-1

    Franca goditet nga gripi para duelit me Argjentinën

    16/12/2022 00:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Francës është goditur nga një ftohje (virus), përpara ndeshjes finale të Kupës së Botës që zhvillohet të dielën në stadiumin “Lusail”. Të enjten është konfirmuar se të paktën tre lojtarë janë goditur nga virusi dhe paraqitja e tyre në ndeshjen e fundit të turneut të Katarit mbetet në dyshim. Trajneri Didier Deschamps tha se dy lojtarë me simptoma, mbrojtësi Dayot Upamecano dhe mesfushori Adrien Rabiot, ishin të izoluar në fillim të kësaj jave dhe nuk luajtën fare në fitoren në ndeshjen gjysmëfinale 2:0 të Francës ndaj Marokut. Rabiot nuk ishte në formacion në ndeshjen e së mërkurës në stadiumin “Al Bayt”. Upamecano ishte në formacion si rezervist, por nuk u inkuadrua fare. Deschamps tha se Upamecano po rikuperohej nga “tri ditë të vështira” që kur luajti në ndeshjen çerekfinale kundër Anglisë, të cilën Franca e fitoi 2:1, të shtunën.

    “Megjithatë, ne kemi katër ditë deri në ndeshjen tjetër, kështu që ai duhet të jetë i disponueshëm për të dielën”, tha trajneri, duke shtuar se edhe sulmuesi i krahut, Kingsley Coman, ishte gjithashtu me ethe.

    Deschamps këmbënguli se pret që të gjithë lojtarët e tij të jenë të shëndetshëm për finalen e madhe kundër Përfaqësueses së Argjentinës.

    “Është sezoni i gripit tani dhe në këtë kuptim, ne duhet të jemi të kujdesshëm”, tha ai. “Dhe gjithashtu, lojtarët kanë bërë një ndryshim të madh dhe sistemi i tyre imunitar mund të jetë pak i dobësuar”.

    Franca ka qenë duke u stërvitur jashtë në Katar dhe Deschamps vuri në dukje se “përdorimi i kondicionerëve mund të ndikojë gjithashtu” në mënyrën se si po qarkullon virusi, duke u bërë jehonë komenteve më herët në turne nga kampi i Brazilit. Shtatë nga tetë stadiumet e Kupës së Botës “Katari 2022” ftohin ajrin në nivelin e fushës, ndërsa ambientet e brendshme të ndërtesave dhe transportit në Katar janë rregullisht me ajër të kondicionuar. Zvicra gjithashtu pati një shpërthim të ftohjes së rëndë të lojtarëve dhe asaj i kishin munguar dy titullarë për një ndeshje vendimtare në fazën e grupeve kundër Serbisë. Mungoi portieri Yann Sommer dhe mbrojtësi Nico Elvedi, ndonëse kjo nuk e pengoi Zvicrën të triumfojë me rezultatin 2:1. Nxehtësia e ditës është ulur në rreth 25-27 gradë celsius për javën e fundit të turneut njëmujor, i cili filloi me temperatura në 30 gradë. Kupa e parë e Botës që do të luhej në nëntor dhe dhjetor, u zhvendos nga programi i zakonshëm në qershor dhe korrik, kur temperaturat në Katar rriten rregullisht mbi 40 gradë celsius.

    “Temperaturat kanë rënë në ditët e fundit dhe gjithmonë duhet të jeni të kujdesshëm”, tha Deschamps. “Për sa i përket virusit, ne nuk jemi të shqetësuar, me të vërtetë”.

    TË LIDHURA

    Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës, talenti italian i Formula 1 jep provimet e maturës: Isha i tensionuar, por bëra më të mirën

    18/06/2025 18:13

    Kurti takohet me Amir Rrahmanin, e falënderon për përfaqësimin e denjë të Kosovës

    18/06/2025 17:39

    Franco Foda nuk largohet nga kombëtarja e Kosovës, ai nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet

    18/06/2025 13:31

    “Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët

    17/06/2025 23:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.