Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Francë, Boll Vajtove”, 500 mijë argjentinas firmosin peticionin e veçantë
    Ballina-2

    “Francë, Boll Vajtove”, 500 mijë argjentinas firmosin peticionin e veçantë

    25/12/2022 22:16
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ngacmimet mes Argjentinës dhe Francës nuk kanë fund. Dy Kombëtaret u bënë pjesë e një prej finaleve më drithëruese të një Kupe Bote në Katar 2022, por në fund festuan lojtarët latinë pas triumfit me penallti.

    Akuza nga dy krahët, pakënaqësi, ironi dhe thumbime gjatë festimeve, por edhe peticione, edhe pse këto të fundit nuk shërbejnë për asgjë në botën e futbollit, por një gjë e tillë nuk ka ndikuar që 500 mijë argjentinas të bëhen në një mendje.

    “Francë, boll qave”, është titulli i peticionit online që është bërë viral në shtetin e Amerikës së Jugut, që deri tani ka mbledhur firmën e gjysmë milion njerëzve.

    “Që prej kur fituam Kupën e Botës, francezët nuk kanë pushuar së qari dhe ankuari. Ata nuk e pranojnë dot faktin që Argjentina është kampione bote dhe Messia është më i mirë se Mbappe”, shpjegon për Ole’ nismëtari i këtij peticioni.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.