Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Francezi Choulet shpalos synimet me Kosovën
    Ballina-2

    Francezi Choulet shpalos synimet me Kosovën

    11/11/2024 14:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Francezi Jean-Denys Choulet do të jetë selektor i Kombëtares së Kosovës në basketboll për tri vitet e ardhshme.

    Choulet që në këtë post zëvendësoi Rami Hadarin, të hënën është prezantuar në konferencën për shtyp të mbajtur nga FBK-ja, ku krahas trajnerit francez ishin edhe sekretarja e përgjithshme Elvira Dushku dhe koordinatori i kombëtares, Adriatik Rraci.

    Choulet zbuloi se vendosi të marrë drejtimin e Kosovës me synimin për ta rritur nivelin e paraqitjeve të mira në arenën ndërkombëtare, gjë që do ta kërkoj qysh në ndeshjet e këtij muaji në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2027.

    “Dardanët” më 21 nëntor do të përballen me Zvicrën, ndërsa tri ditë më vonë do të kenë punë edhe me Irlandën, ndeshje këto që do t’i luajnë në udhëtim.

    Kosova ka një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit, “Dardanët” do ti kenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të luajnë në shtëpi me Zvicrën dhe Azerbajxhanin.

    Tekniku francez shtoi se puna e tij do të fokusohet në ndërtimin e një grup që punën me përkushtim të madh duyke përfshirë basketbollistë të rinj vendorë dhe se në kombëtare do të ftohen vetëm ata lojtarë që japin maksimumin në parket.

    Choulet ka përcjell nga afër disa prej ndeshjeve të luajtura të shtunën dhe të dielën në Superligën e Kosovës për të parë formën e lojtarëve që i ka përfshirë në listën e gjërë.

    Choulet zyrtarisht punën e tij te Kosova do ta nis të martën kur edhe do të grumbullohen “Dardanët” për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e nëntorit.

    Në anën tjetër, koordinatori Rraci bëri të ditur se FBK-ja, kishte shumë opsione për stolin e selektorit por shtoi se zgjodhën francezin Choulet për shkak të përvojës së madhe në arenën ndërkombëtare.

    TË LIDHURA

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42

    Portieri i Kosovës pret sërish penalltinë e Shaqirit

    15/02/2026 20:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.