Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Francisco Rivera “Ylli i Javës” në Superligë
    Ballina-2

    Francisco Rivera “Ylli i Javës” në Superligë

    11/11/2022 12:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mallall , bëjnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 16-të i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Francisco Rivera.

    Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Berat Berisha, Lulzim Rrmoku, Sheremet Isufi.

    Rivera pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen kundër Ballkanit, duke qenë njëri nga më të merituarit për fitoren e Kf.llapi në Suharekë, me rezultat 4:1, me dy gola të shënuar.

    Çmimin “Ylli i Javës” për Riveran e ndau Ermira Muçiqi, nga Departamenti i financave në Albi Mall.

    Pas kurorëzimit me çmimin e futbollistit më të mirë të javës, futbollisti i llapjanëve u shpreh i lumtur që e ndihmoi skuadrën e tij në fitoren kundër kampionëve në fuqi.

    “Jam i lumtur që e ndihmova ekipin tim për të realizuar fitore ndaj një ekipi të madh si Ballkani. Fitorja është rezultat i punës dhe angazhimit që po e bën i tërë ekipi çdo ditë. Nuk e filluam mirë këtë kampionat, por nga ndeshja në ndeshje jemi duke u përmirësuar dhe mendoj se tashmë 11-shja më e mirë tashmë është gjetur. Në ndeshjen e fundit kemi pasur një kimi dhe jemi kuptuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Besoj se jemi në rrugën e duhur për të realizuar fitore tjera, në mënyrë që të luftojmë sërish për kreun e tabelës, siç kemi bërë çdo vit tjetër”, tha Francisco Rivera për faqen zyrtare të FFK-së.

    Pas fitores ndaj Ballkanit, Llapi ndodhet në pozitën e pestë me 19 pikë.

    TË LIDHURA

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12

    Rrahmani nuk e mendon largimin nga Sparta

    08/06/2025 20:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.