Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Frashëri: Asnjë ekip shqiptar s’mund të bënte më shumë seç bëri Ballkani
    Futboll vendor

    Frashëri: Asnjë ekip shqiptar s’mund të bënte më shumë seç bëri Ballkani

    27/10/2022 23:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Stivi Frashëri, portier i Ballkanit, foli në kokën lart në fund të takimit të humbur përballë Slavias së Pragës, që shuan çdo shpresë të kampiones së Kosovës për t’u kualifikuar.

    “Të themi të drejtën, Slavia ishte kundërshtari më i fortë i grupit. Me dy rivalët e tjetër jemi përballur më mirë, i kemi marrë pikë, por me Slavian e kishim më të vështirë, sepse ata janë të fortë fizikisht dhe shumë të mirë teknikisht, na e bënë më të vështirë”, u shpreh Frashëri.

    Frashëri thekson se Ballkani vetëm ka fituar nga kjo përvojë e bukur në Conference League.

    “Të jemi realistë, besoj që Ballkani vetëm ka fituar edhe në ndeshjet që i kemi humbur. Kemi fituar përvojë”.

    “Asnjë ekip i vendin tonë, në Kosovë apo Shqipëri, nuk do të mund të arrinte më shumë. Shpresoj që t’i kemi bërë krenarë të gjithë shqiptarët, në fund të fundit, jemi një vend i vogël dhe kaq janë mundësitë”, tha Frashëri.

    TË LIDHURA

    Ademi: 80% të kohës ia kushtoj futbollit, i lutem Zotit ta çojmë Kosovën në Kupën e Botës

    15/03/2026 18:07

    Manchester United fiton përballjen direkte ndaj Aston Villas

    15/03/2026 18:04

    Reali “shkel” Elchen

    15/03/2026 00:03

    City “dorëzohet” në garën për titull

    14/03/2026 23:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.