Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    FSHF zbukuron me plis stadiumin “Air Albania” para sfidës me Çekinë
    Ballina-1

    FSHF zbukuron me plis stadiumin “Air Albania” para sfidës me Çekinë

    11/10/2023 17:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kualifikimi historik në Kampionatin Evropian të futbollit, Euro 2016, padyshim do të mbetet gjatë në mendjen e futbolldashësve shqiptarë, teksa jo të paktë ishin ata që gjatë gjithë kohës përdornin sloganin me “Plis për Paris” kur Kombëtarja siguroi një vend në fazën e grupeve të kompeticionit.

    Mirëpo, këtë detaj të veçantë ka vendosur ta rikujtojë dhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila në kuadër të përgatitjeve për përballjen e mbrëmjes të së enjtes ndaj Çekisë ka vendosur nga një plis në çdo stol të mitikut “Air Albania”, duke e “shndërruar” slloganin nga me “Plis për Paris”, në me “Plis për Berlin”.

    Ndërkaq, kujtojmë se mbrëmjen e së enjtes, “legjionarët” e Kombëtares sonë do të presin në mitikun “Air Albania”, përfaqëuesen e Çekisë, në përballje e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, sfidë e cila pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e “shqiponjave” tona në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për ekipet Kombëtare në Evropë. /GazetaSport.info

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.