Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fulham feston në “Old Trafford”
    Ballina-1

    Fulham feston në “Old Trafford”

    24/02/2024 19:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Manchester United “bie” në Old Trafford përballë Fulham. Djajtë e Kuq u mposhtën me shifrat 1-2 ndaj skuadrës së re të Armando Brojës (nuk pati asnjë minutë për lojtarin e kombëtares). Ishin miqtë ata të cilët shënuan të parët me Bassey në minutën e 65.

    Megjithatë, të besuarit e trajnerit Erik ten Hag, reaguan në fund, në minutën e 89 me Harry Maguire. Mbrojtësi shtyu topin në portën e boshatisur pas një goditje të Bruno Fernandez, teksa për Maguire ishte goli i parë pas dy vitesh. Hera e fundit që kishte shënuar ishte më date 20 shkurt të vitit 2022 ndaj Leeds United.

    Por, surprizat nuk kishin fund në Old Trafford me Fulham që realizoi golin e dytë në minutën e 97. Kundërsulm perfekt  miqve me Adama Traore që ftoi në aksion Iwobi, me këtë të fundit që la të palëvizur portierin Onana.

    Përfundimisht, 2-1 për Fulham që u rikthye të fitonte në Old Trafford pas 20 vitesh. Kështu, mori fund ecuria prej katër fitoresh radhazi e Manchester United që tashmë mbetet në kuotën e 44 pikëve në vend të gjashtë, ndërsa nga ana tjetër, Fulham renditet në vendin e 12 me 32 pikë.

    Në ndeshjet e tjera, Aston Villa fitoi me shifrat 4-2 përballë Nottingham Forest. Skuadra e drejtuar nga trajneri Unai Emery mban vendin e katërt me 52 pikë ndërsa Nottingham mbetet me 24 pikë në vend të 16. Ndërkaq, Brighton barazoi në shtëpi nga Everton me rezultatin 1-1, ndërsa Crystal Palace mposhti Burnleyn me shifrat 3-1.

    TË LIDHURA

    Reali e nis me fitore sezonin, shënon gol Mbappe

    19/08/2025 23:08

    Sa milionë euro janë në lojë për Dritën ndaj Differdanget?

    19/08/2025 20:00

    Zvicra po punon për ta penguar kalimin e Leon Avdullahut te Kosova

    19/08/2025 19:58

    Ronaldo dhe Al-Nassri avancojnë në finale të Superkupës

    19/08/2025 17:33
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.