Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Fushë Kosova fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vjosës
    Ballina-2

    Fushë Kosova fiton me rezultat zyrtar ndeshjen ndaj Vjosës

    25/04/2023 15:47
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë të FFK-së, ka vendosur në favor të ankesës së Fushë Kosovës duke I dhënë tri pikë në tavolinë përballe Vjosës.

    Fushë Kosova ishte ankuar pasi skuadra e Vjosës e kishte aktivizuar një futbollistë pa të drejtë lojë dhe kjo ka bërë që skuadra mysafire t’i fitojë tri pikë me rezultta zyrtar.

    Miratohet si e bazuar – Ankesa e Klubit të Futbollit “Fushë Kosova“ dhe ndeshja e javës së 23-të e Ligës së Parë të Kosovës – Grupi (B) ndërmjet KF “Vjosa” – dhe KF “Fushë Kosova” e përfunduar me rezultat 1:0 në fushë, për KF “Vjosa“ regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Fushë Kosova”.

    A r s y e t i m

    Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 25.04.2023 ,me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF “Vjosa” – KF “Fushë Kosova“ e vlefshme për javën e 23-të të Viva Fresh Ligës së Parë të Kosovës Grupi (B), konstatoi se KF “Fushë-Kosova” ka ushtruar ankesë në parregullsinë e paraqitjes në këtë ndeshje të lojtarit të KF “Vjosa“ – Ideal Ademaj – me nr . licence-15.dhe me ID.-nr. 015378M05, për shkak se lojtari është aktivizuar pa të drejtë në lojë me datë: 23.04.2023 dhe sipas protokolit zyartar ndeshja ka filluar në ora: 15.00. I njëjti lojtar një ditë më parë, konkretisht me datë, 22.04.2023 është aktivizuar në lojë në kuadër të javës së 24-të rangu garues për kategorinë e juniorëve U-19, e cila ndeshje ka filluar në ora 13.30 dhe ka pasë detyrim që javën e 23 në Ligën e Parë të mos aktivizohet në lojë (pushojë).

    Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:

    Për Komisionin e Garave, sipas nenit 71 paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.

    Komisioni i Garave pas shikimit të protokoleve zyrtare të të dy ndeshjeve si prova të vlefshme dhe fakteve kryesore për vendimmarrje, ka vërtetuar se lojtari i lartëtheksuar pa të drejtë është aktivizuar në lojë në minutën 90+ , respektivisht është regjistruar në protokolin zyrtar të ndeshjes në javën e 23-të të Ligës së Parë ndërmjet KF “Vjosa“ – KF “Fushë Kosova”, kështu që ka bërë shkelje të nenit 51, paragafi 4 të Rregullores së Garave: Nëse klubi luan në ndeshje publike me lojtar i cili brenda njëzetë e katër orëve (24) ka luajtur më parë do të konsiderohet si paraqitje e pa rregullt e lojtarit dhe ndeshja do të regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 për parashtuesin e ankesës; nenit 77-të paragrafi 1 pika 5 të Rregullores së Garave: Ka lojtar të evidentuar (shënuar) në protokolin zyrtar të ndeshjes (pa marrë parasysh se a është aktivizuar në lojë) përkundër që lojtari nuk i ka plotësuar kushtet e përcaktuara me këtë rregullore dhe /ose nuk ka pasur të drejtë loje; si dhe nenit 58, paragrafi 1, pika F të Rregullores Disiplinore: Kur brenda 24 orëve lojtari është paraqitur edhe në një ndeshje tjetër zyrtare; prandaj ankesa e KF “Fushë Kosova” – Miratohet si e bazuar dhe ndeshja e javës së 23-të KF “Vjosa” – KF “Fushë Kosova“ regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF “Fushë Kosova“.

    Nga theksimet e lartëshenuara e vendos si në dipozitv .

    TË LIDHURA

    Ismet Munishi e “palon” Amir Rrahmanin në lidhje me gazetarët e sportit në Kosovë

    25/06/2025 09:05

    Bayern Munichu mposhtet nga Benfica – por kalon tutje

    24/06/2025 23:07

    Zhvillime të reja rreth kalimit të Vedat Muriqit te Besiktas – bisedimet kanë filluar

    24/06/2025 21:36

    Lyoni bie në ligën e dytë

    24/06/2025 21:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.