Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbolli e basketbolli në Kategorinë B, karate jashtë kategorizimit
    Ballina-1

    Futbolli e basketbolli në Kategorinë B, karate jashtë kategorizimit

    19/01/2024 16:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), të premten ka publikuar renditjen e 35 federatave të kategorizuara në listën preliminare të kategorizimit të sporteve për këtë vit.

    Dy federatat më të mëdha në Kosovë, ajo e futbollit dhe basketbollit kanë rënë në Kategorinë B. Në Kategorinë B është edhe Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) me 83.2 pikë. FFK-ja ka marrë 83.5 pikë, ndërsa FBK-ja 80.65 pikë. Vetëm tri federata janë në Kategorinë A.

    Më së shumti pikë ka Federata e Xhudos e Kosovës (FXXK) – 113.57 pikë. Kjo falë dy medaljeve të arta olimpike të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

    Xhudo ka fituar edhe shumë medalje të tjera botërore e evropiane. Ndërkohë në Kategorinë A është edhe Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) si e dyta me 87.8 pikë, kurse e Federata e Volejbollit (FVK) është në vendin e tretë me 85.2 pikë.

    Kategoria A

    Federata e Xhudos e Kosovës – 113.57 pikë

    Federata e Hendbollit e Kosovës – 87.8 pikë

    Federata e Volejbollit e Kosovës – 85.2 pikë

    Kategoria B

    Federata e Futbollit e Kosovës – 83.5 pikë

    Federata e Boksit e Kosovës – 83.2 pikë

    Federata e Basketbollit e Kosovës – 80.65 pikë

    Kategoria C

    Federata Atletike e Kosovës – 73.95 pikë

    Federata e Pingpongut e Kosovës – 73 pikë

    Federata e Mundjes e Kosovës – 68.8 pikë

    Kategoria D

    Federata e Skitarisë e Kosovës – 59.81 pikë

    Federata e Bodybildingut e Kosovës – 54 pikë

    Federata e Notit e Kosovës – 53.06 pikë

    Federata e Tenisit e Kosovës – 52.9 pikë

    Federata e Gjimnastikës e Kosovës – 51.46 pikë

    Federata e Triathlonit e Kosovës – 50.65 pikë

    Federata e Kickboxit e Kosovës – 48.215 pikë

    Federata e Taekwondos e Kosovës – 46.66 pikë

    Federata e Badmintonit e Kosovës – 46.61 pikë

    Federata e Çiklizmit e Kosovës – 45.5 pikë

    Federata e Shahut e Kosovës – 44.57 pikë

    Federata e Ragbit e Kosovës – 44.5 pikë

    Federata e Autosporteve e Kosovës – 43.42 pikë

    Federata e Kajakimit e Kosovës – 42.74 pikë

    Federata e Bjeshkatarisë e Kosovës – 42.5 pikë

    Federata e Aeronautikës e Kosovës – 42.5 pikë

    Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës – 41 pikë

    Federata e Sportit Shkollor e Kosovës – 40.2 pikë

    Federata e Golfit e Kosovës – 40 pikë

    Federata e Bowlingut e Kosovës – 36 pikë

    Federata e Sportit Universitar e Kosovës – 35 pikë

    Federata e Biliardos e Kosovës – 33.5 pikë

    Federata e Motoçiklizmit e Kosovës – 33 pikë

    Federata e Muaythai e Kosovës – 32 pikë

    Federata e E-sports e Kosovës – 25.1 pikë

    TË LIDHURA

    UEFA e publikon renditjen e re, kështu qëndrojnë klubet kosovare

    13/08/2025 13:45

    Donnarumma konfirmoi largimin nga PSG, reagon trajneri Enrique: Ishte 100% vendimi im, më duhej një portier tjetër

    12/08/2025 22:49

    Shkëndija “shkatërrohet” në Baku, eliminohet nga Championsi

    12/08/2025 19:54

    UTA Arad do ta dërgojë Mevlan Zekën në FIFA, pasi sulmuesi u largua dhe nuk u kthye te klubi rumun

    12/08/2025 18:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.