Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbolli i femrave/ U hodh shorti për edicionin e ri në të gjitha kategoritë
    Ballina-2

    Futbolli i femrave/ U hodh shorti për edicionin e ri në të gjitha kategoritë

    16/08/2023 16:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sot në selinë e FFK-së është tërhequr shorti për edicionin e ri të garave 2023/24 në futbollin e femrave.

    Kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollca Krasniqi i ka uruar përfaqësuesit e klubeve të të gjitha kategorive për fillimin e kampionatit të ri, si dhe të njëjtit i ka njoftuar me ndryshimet që janë bërë në rregulloren e garave. Bashkërisht në këtë takim janë diskutuar tema të ndryshme me qëllim të mbarëvajtjes sa më të mirë të garave dhe rritjes së cilësisë në secilën prej ligave. Krasniqi po ashtu i njoftoi klubet që FFK do t’u shpërndajë topa klubeve të të gjitha kategorive me rastin e fillimit të kampionatit të ri. Do theksuar se edicioni 2023/24 i Superligës, Ligës së Parë dhe Ligës U17, fillon më 26/27 gusht 2023.

    Pas tërheqjes së shortit për javën e parë në ligat përkatëse do të ballafaqohen:

    Superliga

    Malisheva – Mitrovica

    Bazeli 2015 – Hajvalia

    Dukagjini – Kosova Vr

    Presingu – Llapi

    Liga e Parë

    Prishtina – Feronikeli

    16 Qershori – Intelektualet

    Ulpiana – Liria

    Jakova – Vizioni

    Liga U17

    Grupi A

    2 Korriku – Vizioni

    Ardhmëria – KFV Prishtina

    Bazeli – Llapi

    Intelektualet – Presingu

    Ferizaj – Kosova VR

    Grupi B

    Behar – Shqiponja

    Istogu – Deçani

    Mitrovica – Malisheva

    16 Qershori – Dukagjini

    Jakova – Feronikeli. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.