Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbollistët e Ulpianës ankohen që nuk kanë marrë rroga që disa muaj, presidenti thotë se këtë javë do t’i marrin
    Ballina-1

    Futbollistët e Ulpianës ankohen që nuk kanë marrë rroga që disa muaj, presidenti thotë se këtë javë do t’i marrin

    11/12/2023 20:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    KF Ulpiana është goditur nga kriza financiare.

    Kështu janë deklaruar disa futbollistë në kushte anonimiteti për Gazeta Express. Kjo situatë është sqaruar gjithashtu nga presidenti i klubit, Jeton Gashi, në një prononcim për gazetën.

    Klubi lipjanas, që bën gara në Ligën e Parë – Grupi B, si synim e ka rikthimin në Superligën e Kosovës, aty ku ishte në sezonin 2021/22.

    Mirëpo, rruga e rikthimit në elitë është vështirësuar edhe më shumë për Ulpianën, që është goditur tashmë nga kriza financiare.

    Disa futbollistë të këtij klubi, që kanë dashur të mbeten anonim, për Express kanë thënë se klubi u ka borxh katër paga atyre.

    Ata gjithashtu pohuan se “të gjitha vendimet merren vetëm nga presidenti i klubit, pa konsultim me bordin dhe kryesinë e klubit”.

    Këto telashe u tha se kanë shtyrë edhe disa futbollistë, që tashmë kanë konfirmuar largimin, të ndërpresin bashkëpunimin me Ulpianën.

    Vlen të përmendet se të dielën ishte edhe nënkryetari i klubit, Liridon Kozhani, që njoftoi për largimin nga klubi.

    Ai, përmes një postimi në “Facebook”, përmendi problemet e krijuara te klubi. Kozhani u ankua kryesisht te presidenti Gashi, për mungesën e të të kuptuarit të strukturës organizative të klubit.

    Gjithsesi, Gashi në një prononcim për “Gazeta Express”, ka pranuar që ekziton problemi me paga te klubi i Ulpianës, por shtoi se futbollistët do të marrin pagat këtë javë.

    “Është e vërtetë se kemi problem me pagat. Nuk bëhet fjalë për katër paga borxh, por për tri. Ky problem erdhi pas Ministria kërkoi të mbyll vitin 2020/21. Sot isha aty dhe është zgjidhur ky problem. Paratë janë, por problemi ishte te Ministria. Këtë javë futbollistët do të marrin pagat e tyre”, tha Gashi.

    Ndryshe, Ulpiana ka mbyllur stinorin vjeshtor si e katërta në tabelën e Grupit B të Ligës së Parë me 28 pikë të grumbulluara pas 14 xhirove, me vetëm tri pikë më pak se Vjosa, që prin si e para.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.