Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës afër rikthimit pas lëndimit të rëndë
    Ballina-1

    Futbollisti i Kombëtares së Kosovës afër rikthimit pas lëndimit të rëndë

    25/09/2024 13:39
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Betim Fazliji është prej lojtarëve të rëndësishëm të Kosovës. Për përfaqësuesen ai megjithatë nuk ka luajtur që nga 12 tetori i vitit të kaluar. Për skuadrën e tij, St. Gallenin, Fazliji nuk ka luajtur që nga 17 nëntori i vitit të kaluar. Ai pësoi lëndim të rëndë të ligamenteve dhe është ende në fazë të rikuperimit.

    Fazliji luan në pjesën defansive të mesfushës, ku Kosova vazhdon të ketë telashe, por edhe në mbrojtje.

    25-vjeçari tashmë është kthyer në stërvitje të St. Gallenit, por shmang situatat një kundër një.

    “Gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Kishte shumë dëm në gjurin tim. Por, jam shumë afër synimit”, ka thënë Fazliji për  “Blue Sport”.

    Fazliji i ka 20 ndeshje për Kosovën. Në shumë prej tyre ishte startues. Si futbollist është rritur te St. Galleni. Në verën e vitit 2022 ishte transferuar te St. Pauli në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Por pas vetëm një edicioni në Gjermani, u kthye te St. Galleni dhe firmosi për katër vjet. Ka kontratë deri në vitin 2027.

    “Nuk ishte vetëm ligamenti krucial, por edhe dy meniskët”, ka treguar Fazliji për mediumin zviceran.

    Pas lëndimit, në fushë të futbollit kishte shkelur për herë të parë pesë muaj më herët.

    “Në aspektin fizik ishte shumë herët. Gjatë kësaj periudhe kam mësuar shumë si person. Kur të kthehem në fushë do të jem shumë i lumtur”, ka thënë reprezentuesi i Kosovës.

    Ai nuk e di saktësisht se kur do të kthehet. Por, nuk pret që kthimi në fushë të shtyhet shumë.

    “Po ndihem shumë mirë. Po ushtroj shumë në fushë. Në stërvitje të skuadrës marr pjesë pjesërisht. I shmang duelet. Gjendja duket mirë”.

    St. Galleni të martën fitoi 4:1 ndaj Zuerichut. Kjo skuadër ka nisur mirë edicionin në Superligën e Zvicrës, ndërsa me Fazlijin  do të jetë edhe më e fortë. Ai vlerësohet lart te St. Galleni. Pjesë e kësaj skuadre janë edhe Bastien Toma e Albert Vallçi.

    Në shtatë ndeshje, St. Galleni i ka katër fitore, një barazim e dy humbje.

    TË LIDHURA

    FRANCO FODA pas fitores ndaj Suedisë: Jam krenar me ekipin

    08/09/2025 23:36

    UEFA shkruan për fitoren e Kosovës: Kosova trondit Suedinë

    08/09/2025 23:31

    Shkëlqen Kosova, fitore e madhe ndaj Suedisë

    08/09/2025 22:46

    Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte

    08/09/2025 14:52
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.