Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbollisti që bëri histori në Ligën Premier nuk mund të paguajë mbështetjen e dy fëmijëve të tij: Ai thotë se ka edhe 11 të tjerë
    Fun

    Futbollisti që bëri histori në Ligën Premier nuk mund të paguajë mbështetjen e dy fëmijëve të tij: Ai thotë se ka edhe 11 të tjerë

    09/02/2023 18:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Peter Ndlovu, një ish-futbollist, tani 49-vjeçar kishte bërë 154 paraqitje në Ligën Premier, duke shënuar 32 gola.

    Ai është në gjyq me një nga ish partneret e tij, ku ka argumentuar në Gjykatën e Lartë në Johannesburg, Afrika e Jugut, se ai nuk mund të përballojë të paguajë mirëmbajtjen për dy nga fëmijët e tij… sepse ai po paguan edhe për 11 të tjerë.

    “Unë kam 13 fëmijë, përfshirë këta dy. Jam i detyruar të kontribuoj dhe të siguroj mirëmbajtjen e të gjithë fëmijëve të mi, ka thënë Peter Ndlovu.

    Ndlovu ka luajtur për Coventry Cityn në Ligën Premier, ndërsa gjithashtu bëri karrierë edhe te Birmingham City, Huddersfield Town, Sheffield United, Mamelodi Sundowns, Thanda Royal Zulu, Highfield United dhe Black Mambas.

    Histori-bërës

    Peter Ndlovu bëri histori duke u bërë lojtari i parë afrikan që luajti (19 gusht 1992) dhe shënoi një gol (2 shtator 1992) në Ligën Premier.

    “Unë fitoj një pagë mujore e cila përdoret për shpenzimet e mia të jetesës, nevojat dhe përgjegjësitë e mia, si dhe për të kontribuar në shpenzimet e vartësve dhe detyrimet e tjera. Unë thjesht nuk mund të përballoj një zbritje prej 1600 euro në muaj nga paga ime”, kishte thënë Ndlovu  në apelin e tij.

    Peter Ndlovu apeloi dhe Gjykata e Lartë e Johanesburgut vendosi që ish-futbollisti duhet t’i paguajë nënës së dy fëmijëve të tij 641 euro në muaj.

    TË LIDHURA

    Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

    18/02/2026 14:26

    Portieri i Kombëtares së Kosovës, Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër

    16/02/2026 15:48

    Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë, udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme

    16/02/2026 13:02

    Rashica vendimtar në fitoren dramatike të Beshiktashit

    15/02/2026 21:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.