Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbollisti që mbeti i paralizuar është bërë pikë referimi ligjore për të tjerët
    Ballina-2

    Futbollisti që mbeti i paralizuar është bërë pikë referimi ligjore për të tjerët

    26/01/2023 02:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një lojtar brazilian i cili u paralizua pas një përplasjeje gjatë një ndeshjeje beson se çështja e tij ligjore ishte një pikë referimi për futbollin edhe pse gjykata më e lartë e sportit hodhi poshtë kërkesën për kompensim kundër ish-klubit të tij. Leandro Padovani humbi rastin e tij kundër klubit iranian Esteghlal – ku u lëndua në vitin 2018 – në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS), tha të mërkurën sindikata globale e lojtarëve FIFPRO.

    Megjithatë, Padovani dhe FIFPRO thanë se kjo ishte gjithashtu një fitore, sepse rasti i tij vërtetoi se lojtarët mund të deponojnë ankesa për dëmtime personale në të ardhmen në organin botëror të futbollit FIFA.

    “Ky është një rast i rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme të futbollistëve”, tha Padovani në një intervistë telefonike nga Brazili pas shpalljes së vendimit të gjykatës. “Nëse një lojtar tjetër lëndohet si unë, do të ketë jurisprudencë për t’i mbrojtur ata”.

    FIFPRO tha nëpërmjet një deklarate se ishte “i zhgënjyer nga vendimi i CAS-it që klubi nuk ishte përgjegjës për dëmtimin e lojtarit në fund të karrierës”.

    Padovani, i cili tani është 39 vjeç, u transferua nga Brazili në vitin 2012 për të luajtur në Ligën Pro të Gjirit Persik. Esteghlal ishte klubi i katërt i mbrojtësit në Iran. Ai pësoi një dëmtim të rëndë në kokë dhe qafë në një përplasje me një shok skuadre gjatë një ndeshjeje në shkurt të vitit 2018, tha FIFPRO, duke shtuar se qafa e Padovanit nuk ishte mobilizuar siç duhet.

    “CAS tha se klubi nuk kishte faj, edhe pse ata më transportuan nga fusha në spital pa asnjë masë paraprake”, zbuloi Padovani.

    Esteghlali “nuk kishte asnjë politikë sigurimi për të mbuluar këtë dëmtim – një masë që është e zakonshme në shumë juridiksione të tjera dhe që duhet të jetë e detyrueshme në të gjithë futbollin profesionist – duke e lënë lojtarin në një pozicion të papranueshëm dhe të paimagjinueshëm” tha FIFPRO. Çështja e Padovanit për kompensimin e dëmtimeve personale u hodh poshtë nga një panel mosmarrëveshjesh i FIFA-s “mbi bazën se nuk ishte kompetent të shqyrtonte kërkesën”, tha sindikata.

    Ndërsa gjyqtarët e CAS-it, që dëgjuan çështjen e Padovanit vendosën se ai nuk kishte dëshmuar se veprimet e klubit i kishin shkaktuar lëndimet e tij, ata gjithashtu vendosën që FIFA të trajtojë pretendimet të tilla në të ardhmen, tha FIFPRO.

    “Ky është pra një vendim i rëndësishëm për lojtarët e lënduar nga trajtimi neglizhues i klubit të tyre”, tha sindikata me bazë në Holandë.

    Padovani, i cili është i martuar dhe ka një djalë, tani garon në not si garues me aftësi të kufizuara. Ai tani ka një synim të madh, kualifikimin në Lojërat Paralimpike të vitit të ardhshëm që mbahen në Paris.

    “Nuk kisha asnjë sigurim, asnjë mbështetje nga klubi apo FIFA. Megjithatë, ndihem krenar që falë meje FIFA do t’i trajtojë rastet e lojtarëve të tjerë në të ardhmen”, tha ai për çështjen e tij ligjore. “Pas kësaj, fokusi im është në Lojërat Paralimpike”.

    TË LIDHURA

    Alonso e dëshiron qëndrimin e Modriqit

    19/06/2025 17:48

    Fisnik Asllani po rritet si futbollist, i dyfishohet vlera në treg

    19/06/2025 17:20

    Franco Foda konfirmon qëndrimin te Kosova: Unë dhe ekipi im duam të arrijmë diçka

    19/06/2025 17:16

    Jasir Asani bëhet me skuadër të re

    19/06/2025 13:41
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.