Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbollisti rumun i sigurt se do të fitojnë ndaj Kosovës
    Ballina-1

    Futbollisti rumun i sigurt se do të fitojnë ndaj Kosovës

    12/11/2024 13:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Rumania dhe Kosova do të përballen të premten mbrëma në Bukuresht në ndeshjen vendimtare për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

    Rumunët kanë kapital prej tre golash nga ndeshja e parë që ishte luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa e presin me optimizëm ndeshjen me Dardanët.

    Sidoqoftë, lojtarët rumunë janë të shqetësuar më shumë rreth një eskalimi eventual të situatës, duke e pasur parasysh se një ndeshje e përparshme mes tyre ishte ndërprerë përkohësisht shkaku i pankartave dhe thirrjeve anti-shqiptare.

    Futbollistët rumunë shpresojnë që të mos ketë probleme të theksuara në ndeshje me ekipin e Franco Fodës, ndonëse pret realisht që të ketë vërshëllima gjatë himnit shtetëror të Kosovës.

    “Shpresojmë që në ndeshje me Kosovën të jetë stadiumi i mbushur me 50 mijë tifozë. Shpresoj të jemi në gjendje t’i gëzojmë ata me rezultat pozitiv në fund. Gjithashtu, uroj të mos ketë probleme në stadium dhe ne të luajmë të qetë në fushën e blertë”, deklaroi përfaqësuesi rumun, Razvan Marin.

    Rumunët kanë paralajmëruar “hakmarrje” ndaj Kosovës për pritjen, që sipas tyre ka qenë “armiqësore”, ku ishte vërshëllyer himni rumun para lojës.

    “Urojmë të mos ketë probleme, nuk është një revansh për ne, por për ata. Është e dukshme se tifozët do ta vërshëllejnë himnin e tyre, edhe pse shpresojmë që kjo të mos ndodh. Ne jemi të fokusuar te loja, duam të fitojmë përmes një loje të mirë, njëjtë siç kishim bërë edhe në udhëtim. Ne e kemi mendjen tek Kupa e Botës, ku synojmë të shkojmë”, vazhdoi ai.

    TË LIDHURA

    FFK i nxjerr në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Slloveni

    15/09/2025 19:50

    Zyrtare, Serbi – Shqipëri në Leskovc

    15/09/2025 19:19

    “Gol nga kundërsulmi”, UEFA e kujton golin e Rexhbeçajt ndaj Suedisë

    15/09/2025 15:18

    Tronditet bota e sportit/ Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij legjenda e boksit, disa javë para rikthimit të tij në ring

    14/09/2025 14:04
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.