Ndeshja e sotme e Maqedonisë së Veriut me Maltën do të jetë e një rëndësie të veçantë për futbollistin shqiptar, Visar Musliun.
Ai, sonte në duelin me Maltën do të festojë jubileun, për të 50-tën herë do ta veshë fanellën e Përfaqësimit A të Maqedonisë, fanellën e vendit të tij.
Mbrojtësi 28-vjeçar ka luajtur 49 herë për kombëtaren A dhe ka shënuar një gol, me Lihtenshtajnin në Strumicë.
Pak mund të mburren se kanë luajtur 50 herë për kombëtaren e tyre.
Ndryshe, Musliu deri më tani ka performuar në Kampionatin Evropian të të rinjve në 2017 në Poloni dhe në EURO 2020 me përfaqësuesen A.