Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbollistin që bëri për vete zemrat e shqiptarëve e lë zemra në fushë, kush është Dwamena
    Ballina-2

    Futbollistin që bëri për vete zemrat e shqiptarëve e lë zemra në fushë, kush është Dwamena

    11/11/2023 22:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshja Egnatia-Partizani rezultoi fatale për futbollistin Raphael Dwamena, i cili ndërroi jetë pas rrëzimit në fushën e blertë.

    28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në minutën e 25 të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Durrësit, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë.

    Pavarësisht dërgimit me urgjencë në spital, sulmuesi i skuadrës rrogozhinase nuk e ka përballuar sulmin në zemër.

    Ndeshja u ndërpre, menjëherë pasi ai humbi ndjenjat në fushë. Raphael Dwamena iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti dhe një më pak se një vit bëri që me cilësitë e tij sportive të dashuroheshin jo vetëm tifozët rrogozhinas, por edhe futbolldashësit shqiptarë.Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit, por një sulm i beftë në zemër i mori jetën në atë që donte më shumë, fushën e futbollit.

    Dwamena ka realizuar 9 gola dhe është golashënuesi më i mirë i Kampionatit shqiptar.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.