Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futbollistja nga Kosova me famë botërore, Kosovare Asllani vjen në Kosovë për 17 shkurt, e konfirmon Ademi
    Ballina-1

    Futbollistja nga Kosova me famë botërore, Kosovare Asllani vjen në Kosovë për 17 shkurt, e konfirmon Ademi

    09/02/2023 16:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është takuar me ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në selinë e FFK-së.

    Gjatë këtij takimi Ademi ka njoftuar se është diskutuar për bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe ka konfirmuar se futbollistja nga Kosova me famë botërore që përfaqëson Suedinë, Kosovare Asllani do të vijë në Kosovë për 17 shkurt si ambasadore e shpresës së mirë të UNICEF-it.

    Asllani do të qëndrojë në vend për disa orë sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it.

    POSTIMI I PLOTË:

    Me kënaqësi prita në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, në selinë e FFK-së. Gjatë këtij takimi diskutuam për bashkëpunimin e ndërsjellë si dhe për ardhjen e futbollistes me famë botërore, Kosovare Asllani, me misionin të UNICEF-it.

    Futbollistja me prejardhje nga Kosova është ambasadore e shpresës së mirë të UNICEF-it dhe do të jetë në Kosovë më 17 shkurt.

    UNICEF-i, bashkë me Ambasadën Suedeze dhe FFK-në do të organizojnë pritjen për futbollisten e Kombëtares suedeze, e cila luan për skuadrën e Milanit dhe më parë ishte pjesë e Real Madridit.

    Ajo do të qëndrojë në Kosovë për disa orë sipas agjendës dhe protokollit të UNICEF-it.

    TË LIDHURA

    Me 10 lojtarë që nga minuta e 7-të, por të pamëshirshëm – Real Madridi mposht Pachucan bindshëm

    22/06/2025 23:10

    Rrahmani: Krenar që arrita suksesin e Maradonës

    22/06/2025 22:32

    Zyrtare: Melvan Adili transferohet te Gjilani 

    22/06/2025 20:30

    Juventusi avancon në fazën nokaut

    22/06/2025 20:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.