Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futej tinëzisht në Kosovë! Ja kur futbollistin serb Dragan Xhajiqin e lidhën policët
    Ballina-1

    Futej tinëzisht në Kosovë! Ja kur futbollistin serb Dragan Xhajiqin e lidhën policët

    26/11/2022 21:55
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një figurë kontraverse,Dragan Xhajiq me ekipin e Cërvena Zvezdës së Beogradit, para disa viteve, ka tentuar ilegalisht të luajë një ndeshje për Kupë të Serbisë në Zveçan me Trepçën fantome, por që u ndalu nga autoritetet e Republikës së Kosovës.

    Ai dikur si futbollist dhe tani si president nderi i klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit, ka një histori të turpshme! E para, në vitet e 90-ta, nga klubi Cërvena Zvezda, shumë tifozët famëkeq “Delija”, si paramilitarë shkuan në luftëra duke kryer gjenocid ndaj popullatës boshnjake, kroate dhe në fund (1998-1999) ndaj shqiptarëve të Kosovës.

    Xhajiqi nuk iu besonte syve në vitin 2008 kur shteti vet e lidhi dhe e dërgoi në burgim.

    Ai ishte i arrestuar si nënkryetar i Federatës së Futbollit të Serbisë dhe drejtor i të gjitha kombëtareve, i dyshuar për shpërdorim të 6,127,104 euro.

    Në fillim të qershorit të vitit 2020, pa fije turpi ai dhe Zvezdan Terziqi, nderuan me fanellën numër 1 të Zvezdës, kriminelin e luftës, famëkeqin Kapetan Dragan, Dragan Vasilkoviq.

    Kjo e kishte tërbuar komentatorin serb Millojko Pantiq, i cili publikisht hoqi dorë nga Zvezda dhe shprehu indinjatën e tij për atë akt të turpshëm.

    “Turp të kesh! Ju i dhatë kriminelit një fanellë. Dragan Xhajiq dhe Zvezdan Terziq, turp të keni!”, kishte thënë Pantiq.

    Krimineli i luftës, Zhelko Razhnatoviq – Arkan, në fillim të viteve të 90-ta, ka qenë pjesë e strukturave të Zvezdës dhe në krye të paramilitarëve serbë.

    Nga ana tjetër, ka vazhduar mendësia serbe të provokojë Kosovën, siç është në ndeshjen e Kampionatit Botëror në Katar, përfaqësuesja e Serbisë në futboll, para ndeshjes me Brazilin, ka shfaqur hartën primitive me demek Kosova është pjesë e tyre.

    Në provokim kanë hasur edhe xhudistet e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi dhe Laura Kuka, ku ka reaguar ashpër trajneri më i mirë në botë, Driton Kuka.

    “Xhudistet tona Disi e Laura shkëlqyen në Champions League! Si formë bashkëpunimi me Galatasaray ato sot fituan të gjitha ndeshjet!

    Por në ndeshjen kundër ekipit të Cërvena Zvezda disa huliganë i kanë provokuar sportistet tona, duke pa që atje s’ êshtë ekipi ynë, askush prej nesh!”, reagon Kuka për problemin që iu ka ndodhur sot.

    Ky është zinxhiri provokues i Zvezdës që prej dekadave, ndërsa Dragan Xhajiqi, dhelpra dinake, asnjëherë nuk ka dalur publikisht që të dënojë gjuhën fyese dhe urrejtëse të klubit të tij, të  tifozëve famëkeq “Delija”.

    Xhajiq hesht sepse edhe ai është në orkestrën e  drejtuesve të Zvezdës.Xhajiqi e di frikën, Xhajiq, këtë e ka kuptuar në javën e dytë të tetorit të vitit 2019 kur u ndalua Zvezda të hyjë në Kosovë.

    TË LIDHURA

    Fitore e Novi Pazarit ndaj federatës serbe, UEFA ia lejon pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës klubit nga Sanxhaku

    13/06/2025 23:16

    Albion Rrahmani operohet në Rumani

    13/06/2025 16:55

    Pavarësisht se është larguar, Luka Modriq merr pjesë në stërvitje te Real Madridi

    13/06/2025 13:43

    Cilësohej pika më e dobët, por tani mesfusha e Kosovës është shumë e fortë

    13/06/2025 10:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.