Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futet në panik trajneri i Rumanisë: Katastrofë nëse e humbim ndeshjen në tavolinë nga Kosova
    Ballina-2

    Futet në panik trajneri i Rumanisë: Katastrofë nëse e humbim ndeshjen në tavolinë nga Kosova

    14/09/2023 14:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ballafaqimi u ndërpre për rreth një orë në Bukuresht përveç brohoritjeve skandaloze, u shfaq edhe pankarta “Kosova është Serbi”.

    Pamfleti serb “Kurir” vajton për Rumaninë duke shkruar mes të tjera: “UEFA do t’i ndëshkojë në mënyrë drastike!

    Të humbasësh ndeshjen në “tavolinën e gjelbër”?

    Edhe pse skuadra rumune e futbollit i dënoi brohoritjet e tifozëve të tyre dhe flamurin në mbështetje të Serbisë, publiku vendas është i bindur se UEFA do të ndëshkojë ashpër kombëtaren e tyre”.

    Ish-vëzhguesi i UEFA-s, Kristi Bivolaru, i punësuar në administratën e klubit Farul, bën të ditur pezullimin e Rumanisë në një prononcim për “Prosport”: “Nuk isha në lojë të martën mbrëma, por me sa pashë, sigurisht që nuk do të shpëtojmë vetëm me një gjobë.

    Mendoj se do të ketë një ose dy ndeshje pa shikues”.

    Selektori i Rumanisë, Edward Iordanescu, ka frikë se ekipi i tij mund të mbetet pa fitore ndaj Kosovës për shkak të dënimit nga UEFA.

    “Do të ishte katastrofë nëse do ta humbnim ndeshjen në tavolinën zyrtare.

    Ka tifozë që gjithmonë kanë bërë tifo për kombëtaren dhe sinqerisht i kërkoj që të vazhdojnë kështu dhe të fokusohen vetëm te brohoritja” – tha selektori rumun.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.