Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Futsall, Kosova barazon me Letoninë në miqësoren e dytë
    Ballina-1

    Futsall, Kosova barazon me Letoninë në miqësoren e dytë

    10/02/2024 18:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kombëtarja e Kosovës në futsall ka barazuar në miqësoren e dytë me Letoninë. Ndeshja u luajt në qytetin e Ogres.

    Kosova e Letonia të shtunën luajtën baras 3:3, ndonëse “Dardanët” patën epërsinë e dy golave deri në sekondat e fundit.

    Ndeshjen e parë miqësore, Kosova të premten e fitoi me rezultatin 5:4 në një ndeshje shumë interesante.

    Edhe më dramatik ishte dueli i së shtunës.

    Mërgim Dervishaj nga afërsia e shënoi golin e vetëm për Kosovën në pjesën e parë, dhe me rezultatin 1:0, skuadrat shkuan në pushim.

    Me të nisur pjesa e dytë, Kosova arriti t’i shënojë edhe dy gola tjerë.

    Melos Kelmendi shënoi me gjuajtje të saktë nga distanca për 2:0, kurse Drilon Maxharraj realizoi për 3:0, pas një aksioni shumë mirë të ndërtuar, 17 minuta pa u mbyllur ndeshja.

    Rikthimi i Letonisë nisi në 11-të minutat e fundit.

    Fillimisht, Miks Babris e ngushtoi epërsinë në 3:1 pas një kundërsulmi të shpejtë.

    Kapiteni Germans Matjushenko shënoi pas gabimit të portierit Bajram Ramadani, që tentoi të realizonte nga porta e tij.

    Rezultati final 3:3 u vendos tre sekonda pa u mbyllur i gjithë takimi. Andrejs Baklanovs shënoi nga afërsia. Për Kosovën ishin dy miqësore tjera të suksesshme me selektorin Agon Ramadani.

    Letonia dhe Lituania do të jenë nikoqire të Evropianit 2026.

    TË LIDHURA

    Muriqi me të kuq, Barça e nis me fitore mbrojtjen e titullit

    16/08/2025 21:39

    Një lojtar po e bllokon transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi

    16/08/2025 21:32

    City nis me fitore, Reijnders e Cherki shënojnë në debutim

    16/08/2025 20:40

    Muriqi ndëshkohet direkt me karton të kuq

    16/08/2025 20:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.