Futboll ndërkombëtar

Gabon Milani, mposhtet nga Torino dhe e humb pozitën e dytë

Gabon Milani, mposhtet nga Torino dhe e humb pozitën e dytë

Torino ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Milanit. Torinezët triumfuan 2:1 ndaj “Rossonerëve”, në kuadër të javës së 12-të në Serie A, shkruan Gazeta Express. Djidji kaloi vendasit në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes, kurse dy minuta më vonë rezultati u dyfishua nga Miranchuk. Krejt çfarë bënë

Besnik Batusha

Torino ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj kampionit në fuqi, Milanit.

Torinezët triumfuan 2:1 ndaj “Rossonerëve”, në kuadër të javës së 12-të në Serie A, shkruan Gazeta Express.

Djidji kaloi vendasit në epërsi në minutën e 35-të të ndeshjes, kurse dy minuta më vonë rezultati u dyfishua nga Miranchuk.

Krejt çfarë bënë mysafirët ishte goli i ngushtimit të rezultatit në minutën e 67-të nëpërmjet Messias.

Me këtë fitore, Torino tani shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e nëntë, kurse Milan mbetet i treti me 26 pikë, gjashtë më pak se lideri Napoli. 

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions