Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Galatasaray e dëshiron me çdo kusht Rashicën, zbulohen dy ofertat që ia ka dërguar Norwichit
    Ballina-1

    Galatasaray e dëshiron me çdo kusht Rashicën, zbulohen dy ofertat që ia ka dërguar Norwichit

    21/04/2023 20:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Galatasaray dëshiron që ta mbajë Milot Rashicën.

    Sulmuesi kosovar, që është i huazuar nga Norwich City, duket se ka bindur krerët e gjigantit turk për të shqyrtuar mundësinë e blerjes së përhershme të tij.

    “Hurriyet” ka raportuar se Galatasaray tashmë i ka dërguar dy oferta te klubi anglez për Rashicën.

    Oferta e parë thuhet se është në vlerë prej 7.5 milionë eurosh, ndërsa e dyta është që lojtari të rrijë në Turqi edhe për një sezon në formë huazimi, por që të përfshihet në marrëveshje opsioni i blerjes, që do të vlente për në verën e vitit të ardhshëm.

    Te Norwichi thuhet se janë duke pritur që të përfundojë së pari sezoni aktual, para se të marrin një vendim përfundimtar për të ardhmen e vushtrriasit.

    “Kanarinat” janë në garë për t’u rikthyer në Premierligë sezonin e ardhshëm, por ende nuk kanë siguruar asgjë. Varësisht nga kjo, do të varet edhe e ardhmja e Rashicës.

    26-vjeçari ka regjistruar 24 paraqitje deri më tani me Galatasarayn në të gjitha garat, teksa ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.

    Milot Rashica me Norwich Cityn ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

    TË LIDHURA

    Privatizohet FC Drenica, kryetari i Skenderajt, Fadil Nura jep detaje

    28/06/2025 14:37

    Drita e ‘mëson’ rrugëtimin e saj, në rast eliminimi nga Liga e Kampionëve

    28/06/2025 12:32

    Edon Zhegrova mori një thirrje nga Lille, por e refuzoi? Futbollisti kosovar vazhdon stërvitjet në “Fadil Vokrri”

    27/06/2025 11:50

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.