Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Galatasaray e Norwichi janë larg njëri-tjetrit, ofertën dhe kërkesën për Rashicën i ndajnë 6 milionë euro 
    Ballina-2

    Galatasaray e Norwichi janë larg njëri-tjetrit, ofertën dhe kërkesën për Rashicën i ndajnë 6 milionë euro 

    04/04/2023 12:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Galatasaray ka mbetur i impresionuar me kualitetet e Milot Rashicës, të cilin e mori hua nga Norwichi gjatë verës së kaluar.

    Ylli kosovar ka kontratë me Norwich Cityn deri më 30 qershor të vitit 2025, por u largua prej aty kur ky ra në Championshipin (niveli i dytë) anglez.

    Kjo bëri që ai të përfundonte në Turqi dhe atyshpërtheu menjëherë.

    Galatasaray i ka bërë gati 5 milionë euro për ta bërë të vetin futbollist“Sabah”.

    Megjithatë, i njëjti medium raporton se kjo ofertë është larg pritshmërive të Norwichit, i cili i kërkon 11 milionë euro për kartonin e vushtrriasit.

    Kjo nënkupton që palët për momentin janë 6 milionë euro larg njëra-tjetrës. 

    Klubi anglez e kishte blerë 26 vjeçarin nga Werder Bremeni në fillim të sezonit 2021/22 pikërisht për 11 milionë euro.

    Rashica mund të rikthehet në Angli vetëm nëse Norwichi rikthehet në Premierligë.

    Krejt kjo nëse palët nuk arrijnë marrëveshje pasi dëshirë e tij dhe prioritet i sulmuesit anësor është qëndrimi në Turqi, ku është ambientuar mjaft mirë.

    Galatasaray do t’ia bëjë Norwichit ofertën prej 5 milionë eurosh, të cilat do të paguhen me rata për tri vjet, përcjell “Gazeta Express”.

    Por, klubi turk është i gatshëm ta përmirësojë këtë ofertë, duke i përfshirë edhe bonuset, pasi lojtari dëshiron të qëndrojë në Stamboll.

    Mbetet të shihet se sa do të lëshojë pe Norwichi, i cili, nëse rikthehet në Premierligë, natyrisht se do të llogariste edhe në shërbimet e Rashicës. 

    TË LIDHURA

    Distria Krasniqi, xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë

    23/06/2025 20:47

    Qyteti i Oviedos e nderon Cazorlan: Sheshi kryesor do të mbajë emrin e tij

    23/06/2025 20:42

    Çfarë e bën Ardon Jasharin kaq interesant për top-ekipet?

    23/06/2025 20:38

    UEFA konfirmon datat dhe oraret e klubeve kosovare në garat evropiane

    23/06/2025 13:10
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.