Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Galatasaray fiton pastër ndaj Sivassporit, i afrohet edhe më shumë titullit
    Ballina-2

    Galatasaray fiton pastër ndaj Sivassporit, i afrohet edhe më shumë titullit

    20/05/2023 20:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Galatasaray ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në garën e tyre për t’u shpalluar kampion në Turqi.

    Në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Superligën e Turqisë, skuadra e drejtuar nga Okan Buruk mposhti Sivassporin.

    Ndeshja e zhvilluar në “Nef Stadium” përfundoi me rezultatin e pastër, 2:0.

    Mauro Icardi shkëlqeu edhe në këtë ndeshje, duke shënuar të dy golat e fitores. Argjentinasi shënoi në minutat 13 dhe 63.

    Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, luajti për 66 minuta në këtë ndeshje.

    Galatasaray pas kësaj fitore ka 79 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, tani me tetë pikë më shumë se Fenerbahce, që ka një ndeshje më pak.

    Galatasaray do t’i zhvillojë edhe tri ndeshje deri në fund, kurse Fenerbahce edhe katër.

    Sivasspor ndodhet në pozitën e 13-të me 37 pikë.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.