Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Galatasaray ia mësyn Muriqit
    Ballina-2

    Galatasaray ia mësyn Muriqit

    21/06/2023 15:30
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Vedat Muriqi mund të rikthehet në Superligën turke gjatë kësaj vere.

    Sulmuesi kosovar e shijoi një sezon mbresëlënës në Spanjë me Mallorcan duke e mbyllur edicionin 2022/23 me 15 gola në La Liga dhe një tjetër në Kupën e Spanjës, derisa kontribuoi edhe me katër asistime.

    Megjithatë, nuk është e sigurt nëse “Pirati” do të qëndrojë tek ishullorët apo jo, ndonëse ka kontratë me ta deri në vitin 2027.

    Mediumi turk “Aksam” raporton se përfaqësuesit kosovar ia ka vënë syrin gjiganti nga Stambolli, Galatasaray.

    Muriqi kishte luajtur në këtë qytet, por me një gjigant tjetër, Fenerbahçe, ku e kishte arritur kulmin e karrierës në atë kohë.

    Megjithatë, tash në garë për 29 vjeçarin është futur klubi Verdh e Kuq, ku me sukses në sezonin e fundit luajti ylli tjetër kosovar, Milot Rashica, i cili mund të mbetet në këtë klub nëse arrihet marrëveshja me Norwich Cityn.

    Galata synon ta mbyllë çështjen sa më shpejt të jetë e mundur pasi Muriqin e sheh si zëvendësues ideal të Mauro Icardit, i cili pritet të largohet gjatë verës pasi ka oferta të majme dhe mundësi më të mira.

    Thuhet se Muriqi do të dëshironte të punojë me ish-trajnerin Okan Buruk dhe të rikthehet në Turqi, ku ndihet si në shtëpi.

    Prizrenasi i ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare me Mallorcan në sezonin e fundit, ndërsa në 35 raste ka qenë titullar.

    Në total, Muriqi luajti 3037 minuta.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.