Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Galatasaray kërkon ta blejë kartonin e Milot Rashicës, por te Norwichi nuk nguten pasi duan ta rrisin çmimin
    Ballina-1

    Galatasaray kërkon ta blejë kartonin e Milot Rashicës, por te Norwichi nuk nguten pasi duan ta rrisin çmimin

    15/11/2022 22:40
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Milot Rashica ishte një nga emrat e vlerësuar për paraqitjen e tij te Galatasaray, të cilët e reduktuan në dy pikë diferencën me kryesuesin Fenerbahçen pas fitores në Basaksehir.

    Futbollisti kosovar, i cili në fillim të sezonit erdhi si huazim nga Norwich City, fitoi vlerësimin e publikut me lojën e tij të suksesshme.

    Paraqitjet nga Milot Rashica, kanë nxitur drejtuesit e klubit nga Stambolli, që të kërkojnë blerjen e kartonit të tij.

    Rashica konsiderohet si lojtar kryesor nga trajneri Okan Buruk dhe drejtuesit do të nisin negociatat me Norwich City për të marrë kartonin e tij.

    Cenk Ergun është emëruar nga klubi për të zhvilluar një takim paraprak me drejtuesit e Norwich.

    Zyrtarët e Norwich City thonë se presin që Milot Rashica të kthehet në fund të sezonit dhe nuk planifikojnë ta shesin atë, por nuk është kështu.

    Norwich edhe nëse arrin të kthehet në Ligën Premier, synon të fitojë të ardhura të larta nga Galatasaray.

    Anglezët nuk do të nguten dhe do të presin që të marrin dy-tri oferta nga Galatasaray në fund të sezonit për Rashicën, pasi ata e dinë që lojtari do të jetë i suksesshëm në Turqi, dhe duan ta rrisin çmimin.

    Milot Rashica këtë sezon luajti 9 ndeshje për Galatasarayn dhe ka shënuar dy  gola dhe ka dhënë po ashtu dy asistime.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.