Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gana fiton kundër Koresë së Jugut, plot pesë gola që u shënuan në këtë ndeshje
    Ballina-1

    Gana fiton kundër Koresë së Jugut, plot pesë gola që u shënuan në këtë ndeshje

    28/11/2022 17:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gana ka arritur që të fitojë në ndeshjen e dytë në Grupin H, duke fituar me rezultat 3-2. Mohammed Salisu (24’) dhe Mohammed Kudus (34’, 68’ ) shënuan për Ganën kurse për Korenë e Jugut realizator i dyfishtë ishte Cho (58’, 61’)

    Gana ka fituar me rezultat 3-2 kundër Koresë së Jugut, në një ndeshje që u shënuan plot pesë gola dhe kishte spektakël në Katar.

    Koreja e Jugut e filloi më mirë ndeshjen duke pasur posedimin e topit por edhe disa raste. Megjithatë, ishin Gana që kaluan në epërsi pas një ndërprerje.

    Mohamed Salisu u gjend më së miri në zonë për të shënuar gol në minutën e 24-të për të shënuar gol, gjë që nuk ishte shumë e vështirë për të.

    U mendua që ky gol do të anulohet për shkak se kishte një kontakt me dorë nga Ayew, megjithatë gjyqtari Anthony Taylor e pranoi golin dhe rezultati ishte 1-0 për ganezët.

    Gana do ta dyfishonte epërsinë në minutën e 34-të.

    Jordan Ayew lansoi një kros të mirë në zonë e ku Mohammed Kudus bëri një shkëputje të mirë duke shënuar golin e dytë për rezultat 2-0, me të cilën rezultat përfundoi pjesa e parë.

    Koreja e Jugut hyri me të gjitha forcat në pjesën e dytë dhe arritën shumë shpejt që ta barazojnë rezultatin.

    Gue-Sung Cho shfrytëzoi mirë një krosim të Lee Kang-Im për të shënuar golin e parë të Koresë në këtë ndeshje në minutën e 58-të.

    Jin-Su Kim bëri një pasim tjetër për Gue-Sung Cho, i cili mposhtu portierin duke shënuar golin e dytë në këtë ndeshje dhe barazuar rezultatin 3 minuta më vonë.

    Por, kur mendohej që Koreja Jugore do të kthehej në lojë, në skenë dolën përsëri futbollistët ganez ku shënuan golin e radhës.

    Ishte Inaki Williams që bëri një krosim tjetër në zonë, topi shkoi të Mohammed Kudus i cili shënoi gol në minutën e 68-të të ndeshjes për ta kaluar përsëri në epërsi Ganën.

    Koreja ishte afër për ta barazuar rezultatin në minutën e 76-të të ndeshjes me anë të Kang-In Lee, përpjekja e të cili u mbrojt nga portieri i Ganës, Zigi.

    Rasti tjetër i Koresë për ta barazuar rezultatin ishte ai i minutës së 84-të kur Jin Su-Kim goditi topin por ai përfundoi mbi portën e Ganës.

    Kjo fitore Ganës i jep vendin e dytë, pas Portugalisë që ka po ashtu tri pikë por ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Koreja mbetet me një pikë dhe kualifikimin do ta kërkojë në ndeshjen e fundit kundër Portugalisë së Cristiano Ronaldos.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Hamdi Namani përforcimi i radhës i Prishtinës

    14/06/2025 23:14

    Distria Krasniqi fiton edhe duelin e dytë, kalon në çerek-finale

    14/06/2025 14:43

    Qytetet dhe stadiumet mikpritëse të Kupës së Botës për Klube në SHBA

    14/06/2025 10:40

    Fitore e Novi Pazarit ndaj federatës serbe, UEFA ia lejon pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës klubit nga Sanxhaku

    13/06/2025 23:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.