Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gani Llapashtica: Pas Fadil Vokrrit, mburrem me punën e Agim Ademit! Disa po mundohen t’ia marrin postin
    Ballina-2

    Gani Llapashtica: Pas Fadil Vokrrit, mburrem me punën e Agim Ademit! Disa po mundohen t’ia marrin postin

    09/10/2024 17:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Gani Llapashtica, tha se ndihet krenar që tash e sa vite futbolli i Kosovës është në rrafshin ndërkombëtare dhe uron që me kombëtare të arrijnë sa më shpejt kualifikimin në ndonjë garë të madhe siç është Kampionatin Evropian apo Kampionati Botëror.

    Veterani i futbollit flet me respekt të veçantë për kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    “Plotësisht e përkrahi federatën dhe kryetarin Agim Ademi. Mburrem me punën e Ademit. Pas Fadil Vokrrit, tani Agim Ademi po tregon një punë të madhe e me nderë. 

    Disa mundohem me ia marr postin por është një gabim sepse Ademi po bën një punë të madhe.

    I uroj punë të mbarë Ademit dhe stafit të tij”, thotë Llapashtica për gazetën “Bota sot”.

    Kosova është para sfidave të Ligës C të Kombeve, ku me 12 tetor luan me Lituaninë vendase dhe me 15 tetor e presin Qipron në kuadër të Ligës së Kombeve. 

    Llapashtica i dëshiron suksese dhe pikë të plota.

    “Kosovës i dëshiroj suksese në dy lojë, pikë të plota. Uroj që një ditë të kualifikohet, që do të ishte qershia mbi tortë. Çdo fitore e sukses i Kosovës na gëzon të gjithëve”, tha Llapashtica.

    TË LIDHURA

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42

    Superkupa, “miku” i ri i Rrahmanit

    23/12/2025 17:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.