Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Gani Sejdiu afër marrëveshjes me skuadrën e njohur kosovare
    Futboll vendor

    Gani Sejdiu afër marrëveshjes me skuadrën e njohur kosovare

    01/11/2022 14:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu, është afër marrëveshjes me skuadrën nga Banja e Pejës, Phoenix.

    “Timonieri” nga Mitrovica e ka konfirmuar lajmin në një prononcim për Shqip.com.

    “Jemi në negociata tash e një kohë. Bisedat janë duke shkuar shumë mirë dhe të presim se si do të përfundojnë. Unë tash e një kohë jam afër ekipit duke e përcjell nga afër në mënyrë që të marr sa më shumë informacione. Projekti i klubit është shumë serioz dhe po më pëlqen. Pas përfundimit të dy xhirove në Ligën e Parë do ta marrim së bashku një vendim përfundimtar”, ka thënë Gani Sejdiu të martën.

    Phoenix bënë pjesë në Grupin A të Ligës së Parë. Pas xhiros së 12-të ndodhet në pozitën e tretë me 22 pikë, aq sa ka edhe Istogu. Tabelës i prinë Feronikeli 74 me 25 pikë.

    Sejdiu është një ndër trajnerët më të suksesshëm të futbollit Kosovar. Ai e ka shkuar historinë me skuadrën e Feronikelit nga Drenasi duke e fituar titullin kampion me këtë ekip për herë të parë në histori të klubit në edicionin 2014/15. Titullin kampion e ka shijuar edhe me Trepçën në edicionin 2009/10.

    Kupën e Kosovës e ka fituar me Feronikelin sikurse me Trepçën, ekip më të cilin e ka ngritur edhe trofeun e Superkupës.

    Gjithashtu, edhe me Besën e Pejës e ka fituar Kupën e Kosovës në edicionin 2016/17.

    TË LIDHURA

    Dortmundi e siguron “Championsin”

    17/05/2025 18:02

    Dukagjini siguron mbetjen në Superligë

    17/05/2025 17:56

    Shkëndija feston sot titullin kampion, ‘Ballistët’ premtojnë spektakël

    17/05/2025 13:57

    Superliga luhet sot, shumçka mund të vendosët këtë javë

    17/05/2025 09:30
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.