Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Garuesja zvicerane në “snowbord”, Sophie Hediger, vdiq në një ortek
    Ballina-1

    Garuesja zvicerane në “snowbord”, Sophie Hediger, vdiq në një ortek

    24/12/2024 23:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një anëtare e ekipit përfaqësueses të Zvicrës në “snowbord” ka vdekur në një ortek në resortin dimëror në Arosa, në lindje të vendit, ka njoftuar të martën Federata e Skijimit të Zvicrës.

    Sophie Hediger, 26-vjeçare, u zu nga orteku në Arosa, në perëndim të Davosit, të hënën.

    “Jemi pa fjalë kurse mendimet tona janë me familjen e Sophies. Familjes i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë në një deklaratë Walter Reusser, udhëheqës në federatën zvicerane.

    Hedigeri siguroi dy vendet e saj të para në podium në Kupën e Botës në edicionin 2023/2024. Federata njoftoi se ajo mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2022.

    Federata e Skijimit e Zvicrës ka thënë se do të mbajë private detajet rreth vdekjes së Hedigerit. Kjo është vendosur së bashku me familjen dhe partnerin e saj.

    Sipas mediave zvicerane, Hedigeri po lëshohej në shtegun e mbyllur “Black Diamond” rreth orës 13:15, e shoqëruar nga një person tjetër. Të dy u larguan nga pista dhe Hediger u zu nga një ortek në një shpat. Ajo u gjet nga ekipet e shpëtimit rreth orës 15:30.

    Çdo përpjekje për ringjallje u ndal në fushën e ortekëve, ka shkruar policia kantonale në Graubunden.

    Sportistja nga Zurichu garoi për herë të fundit në Kupë të Botës në hapje të sezonit, në Corvina të Italisë më 14 dhjetor.

    “Ne jemi të trishtuar. Do të nderojmë kujtimin e Sophies”, shkruan federata zvicerane.

    Disa javë më parë Zvicra u trondit kur një çikliste vdiq gjatë një incidenti të rëndë. Tani ka vdekur edhe garuesja në snowbord.

    TË LIDHURA

    Sylvinho i zhgënjyer me rezultatin por jo me paraqitjen

    07/06/2025 23:38

    Hoxha: Trajneri na motivoi shumë dhe na tha se ishte një ndeshje shumë e mirë

    07/06/2025 23:30

    Daku: Çdo gjë e hapur, do të luftojmë të realizojmë ëndrrën e kualifikimit në Botëror

    07/06/2025 23:21

    Serbët sërish pas, Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Ja situata aktuale në Grupin K

    07/06/2025 23:01
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.